Programi i Vetëpunësimit shtator 2018

Programi i Vetëpunësimit mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme. Të gjithë të rinjtë deri në moshën 30 vjeç të cilët dëshirojnë të vetëpunësohen duke hapur biznesin e tyre dhe aplikojnë me një ide të konsoliduar biznesi, si dhe nuk duhet të kenë aplikuar më pare në këtë program. APLIKO deri më 30/09: aftesi.info/vetepunesimi Cilat janë hallkat e procesit? Pjesëmarrja në Programin e Vetëpunësimit fillon me një vlerësim të njohurive të përgjithshme të kandidatëve të interesuar të vetëpunësohen. Ky vlerësimi ndodh gjatë fazës së shpalljes së thirrjes për aplikime (6 – 30 Shtator, 2018). Në varësi të nevojave / specifikave individuale, kandidatët do të kenë mundësinë të ndjekin sesione trajnimi…

Navigate