Kur të rinjtë dhe tregu i punës nuk i flasin njëri tjetrit

blog-post-1-image

Sot, sipas Analizës së Nevojave për Aftësi rezulton se ndërsa në Shqipëri ekziston një tendencë e përgjithshme në rritje e punësimit (sidomos tek bizneset e mesme dhe të mëdha), thujse 50% e bizneseve hasin vështirësi të konsiderueshme në identifikimin e punonjësve me aftësitë e duhura. Paralelisht, 34% e të rinjve që kërkojnë të punësohen, e kanë të pamundur të gjejnë një punë që i përshtatet arsimit dhe pritshmërive të tyre. Punësimi i talenteve të reja mund të jetë çelësi për kompanitë e të gjitha madhësive për të përmbushur nevojat e tyre.

E ndërsa flet me të rinjtë, shumë pak prejt tyre kanë informacion për nevojat e bizneseve dhe akoma më pak e projektojnë të ardhmen e tyre në ato fusha ku nevojat e biznesit janë më akute. Konkretisht, sektori privat raporton mangësi të mëdha dhe nivel të papërshtatshëm të kualifikimit të forcës së punës në sektorët e Minierave, Energjisë, Gazit, të Pasurive të Patundshme, si dhe atë te Informacionit dhe Komunikimit. Ky shqetësim është më i pranishëm në kompanitë e mesme dhe të mëdha.

blog-post-22

Ndonëse Analiza e Nevoja për Aftësi është një instrument i vlefshëm për evidentimin e nevojave aftashkurtra të biznesit, ende mungon hallka e transmetimit të këtij informacioni tek të rinjtë. Gjithashtu, si për të rinjtë ashtu edhe për institucionet që ofrojnë arsimin dhe formimin profesional, parashikimi i nevojave në treg duhet të shtrihet më gjërë në harkun kohor afatmesëm dhe afatgjatë. Programi “Skills Development for Employment” po punon për ngritjen e një sistemi që mundëson parashikimin e nevojave për aftësi dhe identifikimn e kanaleve më efektive për përcimin e këtij informacioni.

Navigate