Design Thinking – Një mënyrë për të inovuar

Keni dëgjuar ndonjëherë për konceptin e “Design Thinking”? Ndërsa asocimi me elementë estetikë apo teknologjinë është i natyrshëm, realisht është më shumë se kaq. Është një koncept i ri, një mënyrë e re e të punuarit për t’ju përgjigjur më shpejtë nevojave komplekse të lindura ndër të tjera si rrjedhojë e zhvillimit marramendës të teknologjisë. Tek UNDP, sot, në bashkëpunim me Gconsultancy Innovation, eksploruam hallkat e design thinking dhe si mund ta përdorim në punën tonë të përditshme.

img_7467
Inovacioni fillon nga secili prej nesh

Çfarë kanë të përbashkët?

  1. Një kryebashkiak që fton qytetarët të raportojnë nëpërmjet smartphone-eve të tyre zonat më të ndotura në qytet
  2. Kompania Apple që investon në dizenjimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të produkteve të saj
  3. Një OJF që pajis qytetarë Rome dhe Egjyptian me bicikleta të adaptuara që mundesojnë mbledhjen e materialeve të riciklueshme

Të tre këta skenarë janë zgjidhje që i përgjigjen në një mënyrë inovative nevojave të grupeve të ndryshme, qofshin këta qytetarët që kërkojnë një qytet më të pastër, klientët që kërkojnë një produkt gjithmonë e më të mirë, apo grupe të marxhinalizuara që kërkojnë mbështetje për punësim.

Design Thinking është një prej mënyrave për të arritur në zgjidhje inovative, në qendër të së cilës janë njerëzit. UNDP në Shqipëri është duke përdorur qasje inovative në fokus të të cilave është metodologjia e design thinking.

Hallkat e Design Thinking
Hallkat e Design Thinking

Kjo përfshin fokusimin tek përfituesit/përdoruesit e shërbimeve si në ekzaminimin e thellë të problematikave, ashtu edhe në dizenjimin e zgjidhjeve (prototipeve). Prototipet marrin trajtën e produkteve, shërbimeve apo ideve të cilat testohen në një hark shumë të shkurtër kohor, dhe dështimi i tyre nuk konsiderohet aspak problematik, por si pjesë e përmirësimit të ideve deri në finalizim e një produkti/shërbimi sa më afër nevojave të përdoruesit.

Nga mbi 50 ide të gjeneruara, zhvilluam një prototip për të adresuar sfidën e qëndrueshmërisë të bizneseve sociale të grave në zonat rurale.
Nga mbi 50 ide të gjeneruara, zhvilluam një prototip për të adresuar sfidën e qëndrueshmërisë të bizneseve sociale të grave në zonat rurale.
Nuk mund të kuptohet plotësisht një problem pa ju afruar mjaftueshëm atyre që e përjetojnë. Hamendësimet shpeshherë nuk përkojnë me realitetin.
Nuk mund të kuptohet plotësisht një problem pa ju afruar mjaftueshëm atyre që e përjetojnë. Hamendësimet shpeshherë nuk përkojnë me realitetin.

Ndonëse në Shqipëri kjo qasje është akoma pothuajse e panjohur, në botë ka rreth 10 vite që diskutohet dhe aplikohet. Për më shume informacion, lexoni artikullin e Harvard Business Review, Design Thinking Comes of Age.

Navigate