Sa Inovative është Shqipëria?

Cili është vendi më inovativ në Botë? Të dhënat e Indeksit Global për Inovacionin i përgjigjen pikërisht kësaj pyetje. Pak ditë më pare, Universiteti Cornell, Shkolla e Biznesit INSEAD dhe Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale publikuan një raport i cili rendit 140 vende dhe ekonomi në mbarë botën sipas nivelit të inovacionit (The Global Innovation Index 2015). Renditja bazohet në 79 indikatorë. Nuk është për t’u habitur që Zvicra, Britania e Madhe, Suedia, Hollanda dhe Amerika kryesojnë listën.

innovation-ranking1

Shqipëria renditet e 87-ta ndër 140 shtete, 8 pozicione më lartë se në 2014. Ndonëse një vend me të ardhura për frymë mbi mesataren (PBB $ 9,903.5), sot ajo vlerësohet si inefiçente në inovacion.  Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria mbetet mbrapa.  Ky vlerësim bazohet në 79 tregues të ndarë në 7 kategori kryesore: 1) Kuadri institucional; 2) Kapitali njerëzor dhe puna kërkimore; 3) Infrastruktura; 4) Sofistikimi i tregut; 5) Sofistikimi i  biznesit; 6) Produktet teknologjike dhe intelektuale; dhe 7) Produktet kreative. Tabela e mëposhtme tregon renditjen e Shqipërisë në secilën prej kategorive.

ino-25

Ndërsa kuadri institucional dhe infrastruktura e nevojshme për gjenerimin e produkteve të inovacionit vlerësohen deri diku pozitivisht, investimi në kapitalin njerëzor dhe puna kërkimore janë të domosdoshëm në krijimin e produkteve të inovacionit.

Navigate