Pse Femrat Duhet të Punojnë 5 Javë më Shumë në Vit?
Hendeku gjinor i pagës është dallimi në të ardhura mes femrave dhe meshkujve, bazuar në mesataren e të ardhurave bruto për orë pune. Ky shkrim krahason pabarazinë në paga në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të Europës.
Mesatarisht në Bashkimin Europian, gratë fitojnë rreth 16% më pak se meshkujt. Ashtu sikurse reflektohet edhe në hartë, hendeku gjinor varion nga më i ulti (10%) në vende si Slloveni, Maltë, Poloni, Itali, Luksemburgu dhe Rumania deri tek shifra të cilat e kalojnë 20% si në Hungari, Sllovaki, Republikën Çeke, Gjermani, Austri dhe Estoni.