Papunësia – Shifra që na bëjnë të mendojmë

Para pak ditësh EUROSTAT publikoi të dhënat më të fundit mbi tregun e punës në vendet e BE-së. Shkalla mesatare e papunësisë në 28 vendet anëtare ishte 9.5% në muajin gusht 2015 e pandryshuar nga një muaj më parë, por krahasimisht më ulët se e njejta periudhë në 2014 (10.1%). Shkalla e papunësisë e të rinjve arriti 20.4%. Në Shqipëri papunësia qëndron në shkallën 17.3%, ndërsa tek të rinjtë ka arritur 34.2%.

krahasimi-i-shkalles-se-papunesise

Nga vendet anëtareGjermania mbetet vendi me nivelin më të ulët të papunësisë (4.5%), e ndjekur nga Republika Çeke (5%), Malta (5.1%) dhe Britania e Madhe (5.5%). Në skajin tjetër, papunësia në Qipro (15.3%), Kroaci (15.5%), Spanjë (22.2%) dhe Greqi (25.2%) mbetet 2-3 herë më e lartë se mesatarja. Të dhënat e fundit janë vecanërisht inkurajuese për ekonominë Italiane, ku shkalla e papunësisë arriti vlerën më të ulët në mëse 2 vjet. Për muajt e ardhshëm, përmirësime të mëtejshme në tregun e punës do të jenë të vogla dhe do të diktohen nga vendet periferike të Europës.

Krahasimisht me vendet e BE-së, shkalla e papunësisë në Shqipëri për grup-moshën 15-64 vjeç gjatë tremujorit të dytë të 2015 është 17.3%, me një tendencë në rënie krahasuar me 2014-ën. Për meshkujt e kësaj grup-moshe shkalla e papunësisë është 17.5% dhe për femrat është 17.2%. Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 34.2% (35.5% për femrat dhe 33.3% për meshkujt).

shkalla-e-papunesise-2

Navigate