Si të nxjerrësh para nga hithra?

Kultivimi i agrumeve, ullirit, grurit e produkteve të tjera bujqësore siguron të ardhura për një pjesë të konsiderueshme të fshatarëve në jug të Shqipërisë. Përtej këtyre produkteve tipike, një burim tjetër të ardhurash e punësimi mund të jenë edhe bimë të tjera që rriten natyrshëm në këto zona. Ato çka më parë janë konsideruar si mbetje bujqësore sot mund të konvertohen në lëndë të parë për industrinë tekstile, farmaceutike etj.

Hithra

Prej mijëra vitesh, fibrat bimore janë përdorur për të prodhuar rroba, litarë, letër etj. Në Shqipëri kemi ende pak njohuri rreth përdorimit të mbetjeve bujqësore. Prej disa lloje bimësh, përveç prodhimit parësor të tyre si në rastin e frutave, materiali tjetër që mbetet i pashfrytëzuar si gjethet, kërcelli etj., mund të përdoret për përpunime të ndryshme jo domosdoshmërisht frutore. Bima e bananes, shpesh gabimisht referuar si pemë, është në të vërtetë një barishte e madhe, fruti i së cilës shquhet për vlerat e tij ushqyese, por është po aq me vlerë edhe për fibrat e gjata aq shumë të përdorura në industrinë tekstile. Këtë e mësova gjatë një udhëtimi në jug të vendit, në shoqërinë e dy ekspertëve gjerman, punonjës të CSP, një firmë e cila ofron shërbime këshilluese shkencore për përdorimin alternativ të një gamë të gjerë të kulturave të llojeve të ndryshme të bimësisë. Fermerët e rajonit të Vlorës, pas eksperiencave të emigrimit, janë kthyer dhe kanë vazhduar traditën e kultivimit të ullirit dhe agrumeve. Disa prej tyre kanë tentuar të merren edhe me vreshtari apo me blegtori dhe në disa raste edhe me bletërritjen dhe prodhimin e mjaltit.

Disa nga fermerët, të mbështetur me financime dhe konsulenca nga donatorë e projekte të ndryshme, kanë arritur të hapin e madje të çojnë më tej biznesin e tyre kryesisht në përpunimin e ullirit, duke prodhuar vaj ulliri të një cilësie shumë të mirë dhe po ashtu kanë arritur të eksportojnë produktin edhe për tregun jashtë Shqipërisë. Disa fermerë të tjerë  në zonën e fshatit Xarrë, kanë investuar në kultivimin e mandarinës dhe prej disa vitesh, në mënyrë të suksesshme ja kanë dalë të sigurojnë edhe treg të sigurtë, jo vetëm brenda por edhe në rajon, kryesisht në Kosovë, Serbi, Kroaci etj.

Çfarë tjetër mund të kultivohet në këtë rajon?

Në këto zona me tokë pjellore e bimësi të pasur, ekziston një mundësi për shfrytëzimin edhe të bimëve të tjera jo frutore, të cilat ekosistemi ua mundëson rritjen dhe ekzistencën natyrshëm. Në pritje të gjetjeve të mbledhura nga kjo seri e parë hulumtimesh e specialistëve gjermanë, dhe bazuar në rekomandimet që ata do të përcjellin për mundësitë që ekzistojnë në këtë  qark, me qëllim zhvilimin ekonomik dhe punësimin e banorëve të zonës, ndoshta është momenti që fermerët e ketj rajoni të përfshihen në nisma të cilat ofrojnë më shumë informacion dhe njohuri për fermerët të cilët do të arrijnë të rrisin aftesitë e tyre për të kultivuar dhe shfrytëzuar jo vetëm bimët frutore, por dhe gjithe bimët e tjera jo frutore që rriten në këtë rajon.

Këto tre lloje bimësh rriten natyrshëm në vendin tonë dhe janë pak të njohura dhe pothuajse aspak të përdorura, me përjashtim te hithrës e cila në disa zona përdoret për gatim. Ndërkohë ato kanë potencialin për t’u shfrytëzuar për vlerat e tyre qoftë në industrinë farmaceutike, atë tekstile, të ndërtimit por edhe në industrinë e lëndëve djegëse të rinovueshme.

Navigate