Pse Femrat Duhet të Punojnë 5 Javë më Shumë në Vit?

Hendeku gjinor i pagës është dallimi në të ardhura mes femrave dhe meshkujve, bazuar në mesataren e të ardhurave bruto për orë pune. Ky shkrim krahason pabarazinë në paga në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të Europës.

Mesatarisht në Bashkimin Europian, gratë fitojnë rreth 16% më pak se meshkujt. Ashtu sikurse reflektohet edhe në hartë, hendeku gjinor varion nga më i ulti (10%) në vende si Slloveni, Maltë, Poloni, Itali, Luksemburgu dhe Rumania deri tek shifra të cilat e kalojnë 20% si në Hungari, Sllovaki, Republikën Çeke, Gjermani, Austri dhe Estoni.

Edhe pse hendeku i përgjithshëm i pagave ka ardhur duke u ngushtuar në dekadën e fundit, në disa vende, si për shembull Hungari dhe Portugali, ka ardhur duke u zgjeruar.
Ndonëse femrat arrijnë rezultate më të larta se meshkujt në botën akademike (60% të të diplomuarve në BE janë femra), ato paguhen më pak se meshkujt në tregun e punës.

gender-pay-gap-eu-and-albania-shqip1
Tackling the Pay Gap in the EU, European Commission, 2014

Në rastin e Shqipërisë hendeku gjinor nuk është aq i thellë sa mund të paragjykohet. Mesatarisht, të ardhurat e femrave janë 10% më të ulta se ato të meshkujve për të njëjtën punë. Me fjalë të tjera, femrat duhet të punojnë rreth 5 javë më shumë në vit, për të siguruar të njëjtin nivel vjetor të ardhurash.

Ndër profesionet ku femrat janë më të dizavantazhuara në terma financiar në tregun e punës, kryesojnë fushat e industrisë, shkencës dhe shëndetësisë. Në profesionet që lidhen me drejtimin administrativ dhe komercial dhe nënpunësit e zyrave, femrat fitojnë më shume se meshkujt, veçanërisht në këtë të fundit.

Për një të punësuar në ndërmarrjet shtetërore paga mesatare mujore bruto është 54.981 lekë. Në sektorin shtetëror hendeku gjinor në paga është pothuajse i papërfillshëm. Ndërsa meshkujt e punësuar në ndërmarrjet e huaja kanë një pagë mesatare mujore bruto më shumë se dyfish më të lartë sesa femrat.

hendeku-gjinor

Navigate