90 Minuta Ndryshe

90 minuta shpesh ikin pa kuptuar, ndërsa vrapojmë për t’ju përgjigjur email-eve e kërkesave të shumta, ndërsa hyjmë e dalim nëpër takime e konferenca të stërgjatura, ndërsa jemi duke raportuar në një gjuhë larg atyre të cilëve mundohemi t’u shërbejmë. Brenda UNDP-së të gjithë flasim për networking, për sinergji, për nevojën për të koordinuar më mirë ndërhyrjet tona, por rrallë herë krijojmë hapësira për të punuar sëbashku për sfida të prekshme. Të premten e kaluar 90 min sëbashku ishin ndryshe.

12 kolegë të UNDP-së, nga fusha ekspertize të ndryshme, u mblodhëm në një zyrë përballë një muri ku mund të shkruash lirshëm. E quajmë “Design Thinking Wall”. Të gjithë në këmbë, pa kornizat tipike që na kuadrojnë mendimin, përdorëm metodologjinë e Design Thinking. 90 minutat në dispozicion i ndamë si më poshtë:

if-you-have-90-min

Individualisht sugjeruam një sfidë për të cilën kërkonim zgjidhje. Ide të shumta duke filluar nga zgjidhja e strehimit të romëve tek përmirësimi i shërbimeve në nivel lokal. Sëbashku zgjodhëm dhe formuluam sfidën “Si të ndërgjegjësojmë të rinjtë për dhunën ndaj femrave?

20151030_131915

Në grupe të vogla eksploruam aspekte të ndryshme të kësaj sfide, duke përdorur si mjet primar intervistat për empati.

img_8419

Idetë e gjeneruara individualisht ishin të shumta, por më interesantet ishin pikërisht ato ku mundëm të kombinonim teknologjinë me njohuritë rreth dhe përtej kësaj teme, si dhe network-un e gjithesecilit prej nesh.

Në përfundim të 90 minutave vendosëm që në datat 14-15 Nëntor, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Universitetin Polis, dhe Universitetin Europian të Tiranës të organizojmë një “Innovation Bootcamp”. Gjatë eventit 2 ditor, të rinj – nxënës, studentë dhe profesionistë të rinj të fushave të ndryshme – do të asistohen nga Juliana Goga-Cooke, GConsultancy me anë të procesit të Design Thinking për të gjeneruar ide se si mund të rritet ndërgjegjësimi tek grupmoshat e tyre mbi dhunën ndaj femrave. Deri në 5,000 dollarë do të vihen në dispozicion për t’i kthyer idetë e përzgjedhura në një produkt konkret.

Për të rezervuar pjesëmarrjen tuaj në “Innovation Bootcamp” regjistrohuni tek ky link: http://undpalbaniabootcamp.eventbrite.com

Navigate