Jo Thjeshtë për Hir të Inovacionit

Cool, futuristik, teknologjik, out-of-the-box, të gjitha fjalë të asociuara rëndomtë me inovacionin. Gati gati të krijojnë idenë që vështirë se mund të jesh pjesë e tij. Po realisht inovacioni është më shumë proçes dhe bashkëpunim se sa llampa briliante idesh që papritur ndizen në mendje kreative. U deshën 2 ditë, 20 orë, 40 të rinj dhe një ambjent frymëzyes që të arrinim në këtë përfundim.  

“Nëse do të kisha 1 orë ne dispozicion për të zgjidhur një problem, do ti kushtoja 55 min problemit dhe 5 min zgjidhjes” – Albert Einstein. E njëjta llogjikë funksionon edhe për Design Thinking, metodologjinë që përdorëm në këtë innovation bootcamp. Ditën e parë ja dedikuam plotësisht eksplorimit të temës “Dhuna me Bazë Gjinore”.

Stretch your Imagination

Të rinjtë takuan ekspertë të cilët punojnë drejtpërdrejtë me gra të dhunuara, u informuan mbi statistikat që ekzistojnë mbi dhunën e ushtruar kryesisht kundrejt gjinisë femërore. Ata dëgjuan histori nga më të ndryshmet, deri tek ato më të rëndat. Gjatë mbasdites,  të shpërndarë nëpër Tiranë ata intervistuan bashkëmoshatarë për të marrë më shumë informacion mbi njohuritë e tyre rreth kësaj teme dhe kanalet më efektive të komunikimit për këtë grupmoshë.

Pasi përpunuan informacionin e mbledhur, grupet filluan procesin e gjenerimit të ideve mbi një produkt i cili do të shërbente për ndërgjegjësimin e të rinjve mbi dhunën me bazë gjinore, duke përdorur teknologjinë.

8 prototipe u zhvilluan dhe u prezantuan gjatë fazës përmbyllëse të bootcamp, nga të cilat 2 ide u vlerësuan si më inovativet dhe me pritshmëri për impakt më të madh. Gjatë 10 ditëve të ardhshme dy grupet do të konsolidojnë prototipet. Në datën 10 Dhjetor do të shpallet prototipi fitues, i cili më pas do të mbështetet financiarisht deri në realizimin e produktit.

Navigate