Shkurt 2016

6 Posts Back Home
Showing all posts made in the month of Shkurt 2016.

Podcasti i Karrierës No.2 Lindita Komani

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Lindita Komani, një sipërmarrëse në mbështetje të sipërmarrësve. Ndiqni historinë e saj nga studimet për financë në Grac (Austri) në themelimin e Kopshtit të Talenteve në Tiranë. Këshilla e Linditës për ata që ende janë duke zgjedhur drejtimin e tyre në formim dhe arsim është padyshim përftimi i aftësive dixhitale. Talent Garden është një hapësirë ku mëndje të talentuara në fushën dixhitale, teknologjike dhe industrisë krijuese mund të bashkëpunojnë dhe rriten sëbashku.

Crowdfunding, një mundësi për të financuar ide?

Absolutisht po, nëse pyet themeluesit e Prishtina Hackerspace. Një hapësirë e hapur ku mund të punojnë sëbashku njerëz në fushën e teknologjisë, artit, kulturës dhe shkencës. E gjitha e financuar nga crowdfunding. Në 18 prill 2015, iniciatorët hapen fushatën në Kickstarter, një nga platformat më të mëdha të crowdfunding në botë. Në pak më shumë se një muaj, në 25 maj, 2015, ata kishin arritur të mblidhnin 16,995 dollarë. Pavarësisht vendndodhjes së qendrës në kryeqytetin më të ri të Europës, 231 mbështetës nga vende të ndryshme të botës kontribuan për ndërtimin e saj. Të rinjtë e Prishtina Hackerspace ishin përgatitur mirë përpara se të prezantonin idenë e tyre përballë një audience ndërkombëtare. Ndiqni fushatën e tyre për të zbuluar sekretet pas realizimit nga ide në realitet. Por vetëm 43% e fushatave në Kickstarter arrijnë t’ja dalin. Nuk është e lehtë për të rënë në sy me idenë tënde në një…

Podcasti i Karrierës No.1 Henrik Lezi

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës. Dëgjim të këndshëm! Sot në Shqipëri diplomohen rreth 30,000 studentë/vit kryesisht në degët Ekonomi, Shkenca Sociale dhe Drejtësi. Numri i të rinjve të cilët dalin nga shkollat profesionale është shumë më i ulët, rreth 3,100 studentë/vit. Shumica e tyre nuk integrohen në tregun e punës, por zgjedhin të vazhdojnë studimet universitare. Nga ana tjetër, Raporti i Analizës së Tregut të Punës thekson kërkesën në treg për forcë pune të kualifikuar në sektorë si industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese si dhe në profesione si operatorë makinerish, punonjës në shërbime dhe teknik të mesëm. Ky hendek problematik midis aftësive që kërkohen në tregun e punës dhe aftësive që përftohen në shkolla e universitete na shtyn të mendojmë se ka akoma shumë…

Helping the Rabbit Run Faster

I had never heard the story of the rabbit and the lion. It starts with a weak rabbit seeking advice from the mighty lion on how to protect himself from predators. The lion assured the rabbit that the solution would be for him to transform into a lion. Elated, the rabbit wanted to know how. “Well”, said the lion, “I am only good at strategies. You have to figure out the rest on your own”. This story was told by the Mayor of Tirana, Erion Veliaj, as he addressed a room full of donors, investors and partners at the Tirana Smart City Conference 2016-2026. I could not help myself but feel a bit culpable, as I could see how in our line of work sometimes we resemble the lion. Tirana on the other hand, is more like the rabbit. It is a city that struggles every day to provide basic…

I Përgatitur për Tregun e Punës 2020?

Raporti “The Future of Jobs”, i sapo publikuar nga World Economic Forum, informon mbi aftësitë më të kërkuara në tregun e punës në 2020. Vetëm pas pesë vitesh, më shumë se 1/3 e aftësive (35%) që konsiderohen të rëndësishme në tregun e punës sot, do të kenë ndryshuar. Zhvillimi ekonomik sebashku me atë teknologjik ka transformuar mënyrën se si jetojmë dhe mënyrën se si punojmë. Shumë pozicione pune do të zhduken vitet në vijim duke i lënë vend të tjerave që do të krijohen. Ajo çfarë është e rëndësishme është të ndiqet ky ritëm edhe në përftimin e aftësive përgjatë këtij zhvillimi dinamik. Listën e kryesojnë ndër të tjera, kreativiteti, aftësia për të ndërvepruar me të tretë dhe inteligjenca emocionale. Sipas psikologut dhe autorit Daniel Goleman, persona të cilët drejtojnë ekipe dhe biznese dallohen nga niveli i lartë i inteligjencës emocionale. Goleman argumenton se aftësitë teknike kanë rëndësi, por ……

Sa të Kushton Taksa e Ulët?

Më 20 Janar 2016, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), do të organizojë Konferencën Tirana Smart City 2016-2026. Një event i cili ndan vizionin e Bashkisë dhe synon të nxisë dialog dhe partneritet mes aktorëve të sektorit publik dhe privat, investitorëve vendas dhe të huaj, si dhe donatorëve. Na ndiqni në javët në vijim ndërsa prekim tematika mbi cilësinë e jetës në Tiranë. 6:45 Zgjohem në mëngjes dhe shikoj përtej dritares katin e fundit të një pallati i cili po ndërtohet vetëm disa metra larg, 7:00 Bëhem gati të lahem, por uji nuk ka ardhur as sot. 7:10 Shpejtoj të përgatis fëmijët për në kopësht e shkollë. 7:30 Makinën e kam parkuar larg. Mbrëmë u rrotullova disa herë rreth lagjes ku karriget dhe konat e vendosura nga baret e përreth më detyrojnë të parkoj disa blloqe më larg. 7:45 Trafiku në këtë…

Navigate