Podcasti i Karrierës No.1 Henrik Lezi

Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës.

Dëgjim të këndshëm!

Sot në Shqipëri diplomohen rreth 30,000 studentë/vit kryesisht në degët Ekonomi, Shkenca Sociale dhe Drejtësi. Numri i të rinjve të cilët dalin nga shkollat profesionale është shumë më i ulët, rreth 3,100 studentë/vit. Shumica e tyre nuk integrohen në tregun e punës, por zgjedhin të vazhdojnë studimet universitare.

Nga ana tjetër, Raporti i Analizës së Tregut të Punës thekson kërkesën në treg për forcë pune të kualifikuar në sektorë si industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese si dhe në profesione si operatorë makinerish, punonjës në shërbime dhe teknik të mesëm.

mind the gap
Mind the Skills Gap

Ky hendek problematik midis aftësive që kërkohen në tregun e punës dhe aftësive që përftohen në shkolla e universitete na shtyn të mendojmë se ka akoma shumë nevojë për të informuar të rinjtë mbi vetë tregun e punës dhe aftësite e duhura për të qënë i suksesshëm.

I ftuari ynë i parë në këtë seri rrëfimesh është graphic designer, Henrik Lezi, i cili drejton kompaninë Grid Cartels. Na ndiqni për të kuptuar si mund t’ja dalësh në një profesion kreativ si ai i Henrikut.

Shënim: muzika e dëgjuar në këtë episod është Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution.

Navigate