Crowdfunding, një mundësi për të financuar ide?

Absolutisht po, nëse pyet themeluesit e Prishtina Hackerspace. Një hapësirë e hapur ku mund të punojnë sëbashku njerëz në fushën e teknologjisë, artit, kulturës dhe shkencës. E gjitha e financuar nga crowdfunding.

prishtina

Në 18 prill 2015, iniciatorët hapen fushatën në Kickstarter, një nga platformat më të mëdha të crowdfunding në botë. Në pak më shumë se një muaj, në 25 maj, 2015, ata kishin arritur të mblidhnin 16,995 dollarë. Pavarësisht vendndodhjes së qendrës në kryeqytetin më të ri të Europës, 231 mbështetës nga vende të ndryshme të botës kontribuan për ndërtimin e saj.

Të rinjtë e Prishtina Hackerspace ishin përgatitur mirë përpara se të prezantonin idenë e tyre përballë një audience ndërkombëtare. Ndiqni fushatën e tyre për të zbuluar sekretet pas realizimit nga ide në realitet.

Por vetëm 43% e fushatave në Kickstarter arrijnë t’ja dalin. Nuk është e lehtë për të rënë në sy me idenë tënde në një oqean idesh si ai i platformave online. Ja disa pika që e forcojnë fushatën dhe rrisin mundësitë për financim.

  1. Përgatitja e një buxheti me këmbë në tokë
  2. Zgjedhja e platformës online. Në rastin e Shqipërisë këshillohet përdorimi i platformës Indiegogo
  3. Transparencë dhe qartësi në atë që kërkon
  4. Mbërthe vëmendje nëpërmjet një video të shkurtër e cila pëmbledh idenë tënde
  5. Përgatit një rrjet mbështetës përpara hapjes së fushatës online
  6. Përdorimi i social media
  7. Ndarja e buxhetit në nën-zëra
  8. Komunikimi i vazhdueshëm me mbështetësit e fushatës

Crowdfunding është praktika e financimit të një projekti apo sipërmarrje nga mbledhja e shumë sasive të vogla të parave nga një numër i madh i njerëzish, zakonisht nëpërmjet internetit.

 

 

Navigate