I Përgatitur për Tregun e Punës 2020?

Raporti “The Future of Jobs”, i sapo publikuar nga World Economic Forum, informon mbi aftësitë më të kërkuara në tregun e punës në 2020.

Vetëm pas pesë vitesh, më shumë se 1/3 e aftësive (35%) që konsiderohen të rëndësishme në tregun e punës sot, do të kenë ndryshuar.

Zhvillimi ekonomik sebashku me atë teknologjik ka transformuar mënyrën se si jetojmë dhe mënyrën se si punojmë. Shumë pozicione pune do të zhduken vitet në vijim duke i lënë vend të tjerave që do të krijohen. Ajo çfarë është e rëndësishme është të ndiqet ky ritëm edhe në përftimin e aftësive përgjatë këtij zhvillimi dinamik.

10-aftesite-me-te-kerkuara-2020
The Future of Jobs, World Economic Forum, January 2016

Listën e kryesojnë ndër të tjera, kreativiteti, aftësia për të ndërvepruar me të tretë dhe inteligjenca emocionale.

creativity

Sipas psikologut dhe autorit Daniel Goleman, persona të cilët drejtojnë ekipe dhe biznese dallohen nga niveli i lartë i inteligjencës emocionale. Goleman argumenton se aftësitë teknike kanë rëndësi, por … nuk mjaftojnë në pozicione ekzekutive.

Sa e përdor ti inteligjencën emocionale?

Navigate