Prill 2016

7 Posts Back Home
Showing all posts made in the month of Prill 2016.

Nevin Bilali

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 9-të të podcastit të karrierës do të njihemi me arkitekten Nevin Bilali. Nevini është vetëm 28 vjeҁ dhe ka arritur në harkun kohor të pesë viteve që prej diplomimit të saj pranë Polis University, të punojë për disa studio arkitekture deri në themelimin e studios Dalmat Architecture ku ajo punon aktualisht. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës.

Programi i Vetëpunësimit në Shifra

Faleminderit dhe suksese 440 të rinjve që kanë aplikuar për tu bërë pjesë e Programit të Vetëpunësimit! Faza e aplikimeve është mbyllur tashmë me sukses dhe ekipi vlerësues ka filluar punën për të përzgjedhur ata të rinj që do të kalojnë në fazën e dytë të programit, atë të trajnimit. Ndiqni infographics më poshtë me disa statistika të aplikimeve.

Hoteleri – Turizëm Belentina Sina – Tiranë

Belentina është maturante në degën Hoteleri – Turizëm pranë shkollës së mesme Hoteleri Turizëm, Tiranë. Ndonëse prindërit nuk ishin dakort për një drejtim profesional, ajo ishte e bindur se praktikat e shpeshta që përfshinte arsimi profesional do ti siguronin një eksperiencë më të madhe në tregun e punës krahasuar me gjimnazet e përgjithshme. Në krye të katër viteve, Belentina 19 vjeҁ, ka punuar si guzhiniere (Tirana International), recepsioniste (Rogner) dhe kamariere (Melograno). Pak muaj përpara maturës, ajo është gati për sfidën e radhës, të punësohet në një agjensi turistike. Përse zgjodhe Arsimin Profesional? Gjatë vitit të fundit të 9 vjeҁares disa nga shkollat profesionale në Tiranë na vizituan për të na treguar më shumë për drejtimet që ata ofronin. Ajo që më shtyu të zgjidhja këtë shkollë ishin orët intensive të praktikës pranë biznesit. Ndonëse pa mbështetjen e prindërve, zgjodha të ndiqja drejtimin e hoteleri – turizmit. Cilat janë pikat…

Kevin Cullen

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 8-të të podcastit të karrierës do të njihemi me berberin irlandez Kevin i cili jeton në Shqipëri prej dy vitesh. Kevin tregon se si mund të ndryshosh profesion në jetë duke treguar eksperiencën e tij në kalimin nga mësues anglishteje dhe letërsie në berber të vetëpunësuar. Në sallonin e tij The Gentleman, Kevin i mirëpret klientët gjithmonë me një gotë wiskey, një masazh koke, një qethje ala ‘europiane’, dhe një buzëqeshje të përmbajtur irlandeze. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës.

Teknologji Informacioni & Komunikimi Stelina Brahaj – Vlorë

Stelina është duke ndjekur vitin e parë në drejtimin TIK (Teknologji Informacioni dhe Komunikimi) pranë shkollës Pavarësia, Vlorë. Lindur në fshatin Llakatund, Stelina do përballej me vështirësinë e të lindurit paraplegjike.Por kjo nuk e pengoi atë të vazhdonte shkollimin e saj. Gjithmonë e buzëqeshur, edhe pse në karrigen me rrota, Stelina duket se ndihet mjaft mirë e rrethuar me miq të cilët i përshëndet teksa kalojnë në oborr. “Më pëlqen të shoqërohem me djem. Janë më pak të komplikuar dhe thurin më pak intriga”, thotë Stelina teksa përshëndet shokun e radhës. Gjatë pushimit të gjatë, oborri i shkollës gumëzhin nga nxënësit, shumica e të cilëve janë djem. Përse zgjodhe Arsimin Profesional? Gjatë vitit të fundit të 9 vjeҁares po peshoja zgjedhjen për të vazhduar për kanto duke qënë se më jepet për të kënduar. Por kjo nuk mjaftonte për të siguruar një të ardhme të sigurt. Zgjodha TIK sepse mendoj…

Andis Rado

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 7-të të podcastit të karrierës do të njihemi me Andis Rado. Prej 10 vitesh Andisi ka punuar si fotograf. Në këtë podcast ai ndan me ju rrugëtimin e tij nga studio e parë e fotografisë deri në ndërtimin e studios së tij personale dhe eksperiencën me klientë në fushën e telekomunikacionit dhe sektorit bankar. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës.

Navigate