Hoteleri – Turizëm Belentina Sina – Tiranë

Belentina është maturante në degën Hoteleri – Turizëm pranë shkollës së mesme Hoteleri Turizëm, Tiranë. Ndonëse prindërit nuk ishin dakort për një drejtim profesional, ajo ishte e bindur se praktikat e shpeshta që përfshinte arsimi profesional do ti siguronin një eksperiencë më të madhe në tregun e punës krahasuar me gjimnazet e përgjithshme. Në krye të katër viteve, Belentina 19 vjeҁ, ka punuar si guzhiniere (Tirana International), recepsioniste (Rogner) dhe kamariere (Melograno). Pak muaj përpara maturës, ajo është gati për sfidën e radhës, të punësohet në një agjensi turistike.

1B796CEA-AC1E-4065-A737-23B36CB82235
Klasa e Recepsionit

Përse zgjodhe Arsimin Profesional?
Gjatë vitit të fundit të 9 vjeҁares disa nga shkollat profesionale në Tiranë na vizituan për të na treguar më shumë për drejtimet që ata ofronin. Ajo që më shtyu të zgjidhja këtë shkollë ishin orët intensive të praktikës pranë biznesit. Ndonëse pa mbështetjen e prindërve, zgjodha të ndiqja drejtimin e hoteleri – turizmit.

Cilat janë pikat e forta dhe ato të dobëta të formimit tënd këto katër vite?
Duke qenë se dega e hoteleri – turizmit ofron formim në guzhinë, recepsion dhe shërbim, të jepet mundësia që ti provosh të treja këto profesione gjatë praktikës. Për mua fillimisht ishte më shumë interesante kuzhina, por më vonë fillova të preferoja recepsionin, pasi kisha më shumë kontakt me klientët ndryshe nga kuzhina, ku punon më i izoluar. Në lidhje me pikën e dobët do përmendja këtu koefiҁentin e shkollës krahasuar me gjimnazet e përgjithshme. Për ata që duan të vazhdojnë shkollën e lartë është më e vështirë të pranohen pasi koefiҁenti jonë është më i ulët.

D9563734-6C39-4734-B95D-246A20339886

Çfare do të bësh pas mbarimit të maturës në AFP?
Dëshiroj të vazhdoj studimet e larta për marrëdhenie ndërkombëtare ose menaxhim biznesi. Njëkohësisht jam duke shikuar për një punë në një agjensi turistike si cicerone ose udhërrëfyese. Gjatë vitit të fundit në shkollë kemi marrë njohuri se si të hapim biznesin tonë. Kjo më ka ngacmuar të mendoj një të ardhme si sipërmarrëse. Pse jo, të ndërtoj agjensinë time turistike. Po deri atherë duhet të fitoj edhe ca experiencë.

A do e rekomandoje degën e Hoteleri – Turizmit në Tiranë?
Do e rekomandoja për ata që janë të interesuar të mësojnë një profesion dhe ta praktikojnë atë në jetën reale, pranë biznesit. Këto katër vite më kanë mundësuar të kuptoj më mire se ҁfarë më pëlqen të bëj, ҁfare bëj më mire, dhe ku dua të fokusohem në të ardhmen a afërt.

FullSizeRender

Shkolla e mesme Hoteleri – Turizëm, Tiranë, është ndërtuar në vitet 1959-1960. Shkolla ka sot 997 nxënës dhe ofron dy drejtime mësimore në fushat 1) Hoteleri – Turizëm dhe 2) Teknologji Ushqimore. Performanca e shkollës është rankuar ndërmjet nivelit 4 – 5 në një shkallë vlerësimi nga 1 – 6 (bazuar në studimin e ndërmarrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me asistencën e GIZ dhe ETF në Qershor 2014).

Navigate