Maj 2016

8 Posts Back Home
Showing all posts made in the month of Maj 2016.

Hoteleri /Turizëm Anxhela Koshi – Sarandë

Anxhela, 19 vjeҁ, është maturante në degën Hoteleri – Turizëm pranë shkollës së mesme Antoni Thanasi, Sarandë. Lindur dhe rritur në Greqi deri në moshën 14 – vjeҁare, kthehet sëbashku me familjen në Shqipëri pas krizës ekonomike. Ndonëse nga Gjirokastra vendosin të jetojnë në Sarandë, duke qënë se mundësitë për të gjetur një punë janë më të shumta. Në krye të katër viteve, Anxhelën e ndajnë vetëm pak muaj nga marrja e dipllomës së maturës,ashtu sikurse pak kilometra nga vendi ku ajo dëshiron të kthehet, tashmë për të punuar në zanatin e saj si guzhiniere. Përse zgjodhe Arsimin Profesional? Kur isha më e vogël dhe jetoja në Greqi, mbaj mend herën e parë kur pashë programin e gatimit “Masterchef Junior”. Më bëri shumë përshtypje, dhe menjëherë i thashë mamit se doja të filloja ti gatuaja unë gjellët e shtëpise. Sa më shumë gatuaja, aq më shumë më pëlqente, e kështu…

Olimpiada e Aftësive 2016 “Unë zgjedh Arsim Profesional”

Olimpiada e Aftësive 2016 hapi portat nën moton “Unë zgjedh Arsim Profesional” për të gjitha shkollat dhe qëndrat profesionale në vend. Përgjatë tre ditëve, 20 – 22 maj, shkollat konkuruan për aftësitë më të mira në drejtimet mësimore: Bujqësi / Kopshtari / Elektroteknikë / Instalime Elektrike / Hoteleri -Turizëm / Rrobaqepësi / Ndërtim / Përpunim Druri dhe Termohidraulikë. 32 Shkolla, 10 Qëndra të Formimit Profesional dhe dhjetra kompani private ishin të pranishëm. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka nisur një reformë të thellë duke riorientuar arsimin profesional drejt nevojave reale të tregut. Në kuadër të kësaj reforme, eventi “Olimpiada e Aftësive 2016” solli bashkë aktorët dhe ofruesit publikë e privatë të Arsimit dhe Formimit Profesional, duke promovuar avantazhet e AFP-së. Olimpiada e Aftësive 2016 është një nisëm e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, organizuar me mbështetjen e UNDP-së dhe Ambasadës Zviceriane.

Lejla Sadiku

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 11-të do të njihemi me Lejla Sadikun. Lejla menaxhon disa projekte rajonale të UNDP-së në lidhje me transparencën qeverisëse nëpërmjet përdorimit të sistemve me të dhëna të hapura (open data). Aktualisht, punon pranë qendrës rajonale të UNDP-së në Stamboll. Dëgjoni historinë e saj dhe mësoni më shumë mbi natyrën e punës në organizata ndërkombëtare, si dhe punën në zhvillim. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në Podcastin e Karrierës ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës.

Shërbime Mjete Transporti Amarildo Kaci – Durrës

Amarildo, 20 vjeҁ, është maturant në degën shërbime mjete transporti pranë shkollës së mesme Beqir Çela në Durrës. Që i vogël i apasionuar pas mekanikës, vendos të vazhdojë rrugëtimin e tij profesional në fushën e automekanikës. Gjatë dy viteve të fundit, paralelisht me shkollën është punësuar pranë kompanisë ku kreu praktikë gjatë vitit të dytë. Pak muaj e ndajnë nga marrja e dipllomës, dhe Amarildo e ka të qartë hapin e radhës, të thellohet akoma më shumë në profesion duke vazhduar studimet e larta për inxhinieri mekanike. Përse zgjodhe Arsimin Profesional? Që i vogël kam pasur qejf të luaja me hekura. Kur shokët luanin futboll, unë rrija te servisi i lagjes. E zgjodha këtë drejtim me dëshirë, madje në fillim babai nuk ma rekomandoi, donte të më ҁonte në Tiranë tek Harry Fultz, por unë e kisha vendosur dhe isha i bindur që doja të vazhdoja për mekanikë në Durrës.…

Elektroteknikë Denis Hasani – Shkodër

Denisi, 19 vjeҁ, është maturant në degën Elektroteknikë pranë shkollës së mesme Arben Broci, Shkodër. Paralel me shkollimin, ai ka mundur të ushtrojë profesionin e tij duke punuar me instalime civile të makinerive elektrike dhe shtëpiake. Të ardhmen Denisi e shikon si i diplomuar në inxhinieri elektrike pranë Universitetit të Tiranës. Përse zgjodhe Arsimin Profesional? Ajo që më shtyu të zgjidhja këtë shkollë ishte perspektiva e të fituarit të një profesioni pas disa vitesh. Të dy prindërit e mi kanë ndjekur këtë shkollë dhe ma rekomanduan, pavarësisht se zgjedhjen ma lanë mua. Zgjodha drejtimin për elektronikë pasi që i vogël më ka ardhur dora për të riparuar paisje elektrike dhe shtëpiake. Edhe pse viti i parë ishte pak i vështirë në krahasim me 9 –vjeҁaren, mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur, pasi shkolla më ka mundësuar që të punoj paralelisht dhe të fitoj të ardhura. Cilat janë pikat e…

Tekstil/Konfeksione Mateo Mengshi – Tiranë

Mateo, 20 vjeҁ, është duke ndjekur vitin e fundit në degën Tekstil- Konfeksione pranë shkollës Teknike Ekonomike, Tiranë. Larguar që në moshën 1-vjeҁare drejt Greqisë për të jetuar aty plotë 15 vite,  rikthehet në Shqipëri dhe vendos të ndjeki arsimin profesional me objektivin e qartë për të hapur një rrobaqepësi të tijën si dhe të vazhdojë për inxhinieri tekstilesh dhe konfeksionesh. Edhe pse nga të paktët djem në klas, entuziazmin dhe pasionin për stilimin, qepjen dhe formën e transmeton natyrshëm teksa ulet pranë makinës qepëse. Klasa e Tekstil – Konfeksioneve  Përse zgjodhe Arsimin Profesional? Po nuk kisha si të zgjidhja ndryshe. Shume njerëz të mi të afërt, perfshirë këtu edhe mamanë, kanë punuar me rrobaqepësi. Gjithmonë më ka pëlqyer si drejtim, dhe mbi të gjitha është një fushë ku gjithmonë do të ketë nevojë për profesionistë. Cilat janë pikat e forta dhe ato të dobëta të formimit tënd këto katër…

Emiliano Lule

Në episodin e 10-të të podcastit do të njihemi me Emiliano Lulen. Emiliano është në radhë të parë aktivist për të drejtat e njeriut, njëkohësisht, një nga drejtuesit e Institutitit të Nxënësve me Aftësi të Kufizuara në Shikim, zhvillues, promovues i teknologjisë Text To Speech (TTS), e cila shërben për të asistuar persona me aftësi të kufizuara në aksesin drejt informacionit, dhe mbi të gjitha, një sipërmarrës i vërtetë, ndonëse i verbër prej 15 vitesh. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni

Shërbime Sociale Diana Shabani – Fier

Diana, 18 vjeҁ është duke ndjekur vitin e tretë në drejtimin Shërbime Sociale në shkollë e mesme profesionale Rakip Kryeziu, Fier. Ndonëse kjo degë ka rreth katër vite që është hapur, fluksi i nxënësve të interesuar për t’u regjistruar sa vjen dhe rritet. Diana është një nga vajzat e shumta që vazhdojnë në këtë drejtim, dhe shprehet e kënaqur me atë ҁfarë ka mësuar deri tani. E dhënë pas lëndëve shoqërore dhe interesit që ka për psikologjinë si dhe për t’ju gjendur afër atyre në nevojë, Diana e kishte të lehtë të merrte vendimin për të nisur arsimin e saj profesional në fushën e shërbime sociale. Përse zgjodhe Arsimin Profesional? Faktikisht qëkur përfundova shkollën 9-vjeҁare kisha krijuar idenë se një shkollë profesionale do të më përgatiste më mirë për tregun e punës, meqënëse shumë orë shpenzohen në praktik pranë qëndrave të fëmijëve ose të moshuarve dhe spitale. Cilat janë pikat…

Navigate