Shërbime Sociale Diana Shabani – Fier

Diana, 18 vjeҁ është duke ndjekur vitin e tretë në drejtimin Shërbime Sociale në shkollë e mesme profesionale Rakip Kryeziu, Fier. Ndonëse kjo degë ka rreth katër vite që është hapur, fluksi i nxënësve të interesuar për t’u regjistruar sa vjen dhe rritet. Diana është një nga vajzat e shumta që vazhdojnë në këtë drejtim, dhe shprehet e kënaqur me atë ҁfarë ka mësuar deri tani. E dhënë pas lëndëve shoqërore dhe interesit që ka për psikologjinë si dhe për t’ju gjendur afër atyre në nevojë, Diana e kishte të lehtë të merrte vendimin për të nisur arsimin e saj profesional në fushën e shërbime sociale.

12814229_759647340837174_6601829940854886936_n
Nxënës të degës Shërbime Sociale

Përse zgjodhe Arsimin Profesional?
Faktikisht qëkur përfundova shkollën 9-vjeҁare kisha krijuar idenë se një shkollë profesionale do të më përgatiste më mirë për tregun e punës, meqënëse shumë orë shpenzohen në praktik pranë qëndrave të fëmijëve ose të moshuarve dhe spitale.

Cilat janë pikat e forta dhe ato të dobëta të formimit tënd këto katër vite?
Pika e dobët është padyshim mungesa e librave për një pjesë të lëndëve. Tjetër pike e dobët është koefiҁenti i ulët që ka shkolla në krahasim me gjimnazin e përgjithshëm, ku lëndët ekzakte kanë një peshë më të madhe në rritjen e koefiҁentit. Kurse mes pikave të forta do të rendisja lëndët e mia të preferuara si psikologjia, sidomos ajo për fëmijë dhe praktika intensive që kemi bërë pranë spitalit në Fier.

Çfare do të bësh pas mbarimit të maturës në AFP?
Dëshiroj të vazhdoj studimet e larta në Tiranë. Do të kisha shumë dëshirë të ndiqja degën e Psikologjisë ose atë të Infermerisë. Në të ardhmen e shikoj veten edhe si një infermiere.

IMG_5073
Në 1952, shkolla u hap me degët Agronomi dhe Zooteknikë, për tu pasuruar më tej me degët e Veterinarisë,Perimekulturës dhe Frutikulturës. Nxënësit e kësaj shkolle janë sot të punësuar në të gjithë vendin si specialistë bujqësie por edhe si teknike. Gjatë 2012-2013, numri i nxënësve të regjistruar në degët Agrobiznes dhe Veterinari ishte vetëm 7 nxënës, 3 për agrobiznes dhe 4 për veterinari.

A do e rekomandoje degën e Shërbimeve Sociale në Fier?
Do e rekomandoja për të gjithë ata të cilëve u jep kënaqësi kujdesja për moshës së tretë, fëmijëve ose të sëmurëve. Gjatë viteve të shkollës do të keni mundësi ti provoni të treja këto eksperienca dhe do të keni mundësi të kuptoni nëse vërtetë ju pëlqen ky profesion.

fier
Luleshtrydhet rriten në serën e shkollës

Shkolla e mesme Rakip Kryeziu, Fier, është ndërtuar në vitet 1952. Shkolla ka sot 435 nxënës dhe ofron katër drejtime mësimore në fushat 1) Teknologji ushqimore, 2) Shërbime mjetesh transporti, 3) Shërbime Sociale dhe 4) Bujqësi / Veterinari. Performanca e shkollës është rankuar në nivelin 3 në një shkallë vlerësimi nga 1 – 6 (bazuar në studimin e ndërmarrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me asistencën e GIZ dhe ETF në Qershor 2014).

Navigate