Tekstil/Konfeksione Mateo Mengshi – Tiranë

Mateo, 20 vjeҁ, është duke ndjekur vitin e fundit në degën Tekstil- Konfeksione pranë shkollës Teknike Ekonomike, Tiranë. Larguar që në moshën 1-vjeҁare drejt Greqisë për të jetuar aty plotë 15 vite,  rikthehet në Shqipëri dhe vendos të ndjeki arsimin profesional me objektivin e qartë për të hapur një rrobaqepësi të tijën si dhe të vazhdojë për inxhinieri tekstilesh dhe konfeksionesh. Edhe pse nga të paktët djem në klas, entuziazmin dhe pasionin për stilimin, qepjen dhe formën e transmeton natyrshëm teksa ulet pranë makinës qepëse.

20160425_120021Klasa e Tekstil – Konfeksioneve 

Përse zgjodhe Arsimin Profesional?
Po nuk kisha si të zgjidhja ndryshe. Shume njerëz të mi të afërt, perfshirë këtu edhe mamanë, kanë punuar me rrobaqepësi. Gjithmonë më ka pëlqyer si drejtim, dhe mbi të gjitha është një fushë ku gjithmonë do të ketë nevojë për profesionistë.

Cilat janë pikat e forta dhe ato të dobëta të formimit tënd këto katër vite?
Në krye të katër viteve, mendoj se pika më e dobët e shkollës është mungesa e bazës materiale. Por kemi dëgjuar se shkolla është duke përfunduar një marrëveshje bashkëpunimi me një nga donatorët e huaj për të financuar ngritjen e një laboratori të ri me bazë materiale tërësisht të re. Nxënësit që do të fillojnë vit e ri shkollor do të kenë mundësi të mësojnë më shumë. Kurse përsa i përket pikës së fortë, padyshim janë mësuesit. Kam pasur një eksperiencë mjaft të mirë këto katër vite me ta.20160425_115958

Çfare do të bësh pas mbarimit të maturës në AFP?

Do të kisha dëshirë të thellohesha akoma më shumë në këtë degë duke ndjekur studimet e larta për inxhinieri tekstilesh, por nga ana tjetër, në Shqipëri mungojnë fabrikat prodhuese të tekstileve, ndaj dhe kam menduar opsionin e ndjekjes së linjës tekstil-modë pranë Akademisë së Arteve. Përveҁ studimit të lartë, jam duke menduar seriozisht hapjen e një rrobaqepësie timen.

A do e rekomandoje degën e Tekstil/Konfeksioneve në Tiranë?
Do e rekomandoja si një degë e cila gjithmonë do të të sigurojë një punë në këtë profesion. Sidomos në Shqipëri ku njerëzit i kushtojnë shumë vëmendje pamjes së jashtme, mendoj që do të ketë gjthmonë kërkesë për stilist dhe rrobaqepës të zotë.20160425_123643Shkolla e mesme Teknike Ekonomike, Tiranë, është ndërtuar në vitin 1920. Sot shkolla ka 1046 nxënës dhe ofron dy drejtime mësimore në fushat 1) Ekonomi-Biznes, dhe 2) Tekstile/Konfeksione. Performanca e shkollës është rankuar ndërmjet nivelit 4 – 5 në një shkallë vlerësimi nga 1 – 6 (bazuar në studimin e ndërmarrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me asistencën e GIZ dhe ETF në Qershor 2014).

Navigate