Shërbime Mjete Transporti Amarildo Kaci – Durrës

Amarildo, 20 vjeҁ, është maturant në degën shërbime mjete transporti pranë shkollës së mesme Beqir Çela në Durrës. Që i vogël i apasionuar pas mekanikës, vendos të vazhdojë rrugëtimin e tij profesional në fushën e automekanikës. Gjatë dy viteve të fundit, paralelisht me shkollën është punësuar pranë kompanisë ku kreu praktikë gjatë vitit të dytë. Pak muaj e ndajnë nga marrja e dipllomës, dhe Amarildo e ka të qartë hapin e radhës, të thellohet akoma më shumë në profesion duke vazhduar studimet e larta për inxhinieri mekanike. Shkolla Profesionale Durres-9

Përse zgjodhe Arsimin Profesional?

Që i vogël kam pasur qejf të luaja me hekura. Kur shokët luanin futboll, unë rrija te servisi i lagjes. E zgjodha këtë drejtim me dëshirë, madje në fillim babai nuk ma rekomandoi, donte të më ҁonte në Tiranë tek Harry Fultz, por unë e kisha vendosur dhe isha i bindur që doja të vazhdoja për mekanikë në Durrës. Kisha dhe një shok timin në këtë degë, i cili më shtyu akoma më shumë të zgjidhja këtë profesion.

Cilat janë pikat e forta dhe ato të dobëta të formimit tënd këto katër vite?

Drejtimi Shërbimi Mjete Transporti përfshin katër fusha kryesore: motorist, xhenerik, elektroaut, dhe llamarinist. Personalisht preferoj lëndët xhenerike dhe ato të elektrout, këtu jam fokusuar edhe më shumë. Një nga pikat e forta të shkollës është fleksibiliteti që të ofron sistemi 2 + 1 + 1, ku pas dy viteve të para merr njohuritë bazë mbi këto katër fusha dhe mund të tërheqësh dipllomën e arsimit profesional dhe mund të punësohesh si mekanikë i thjeshtë. Gjatë vitit të tretë, përfshihet praktika pranë biznese deri në 7 javë. Kurse gjatë vitit të katërt, praktika bëhet në shkollë dhe fokusohemi te lëndët e përgjithshme dhe provimet e fundvitit. Një nga pikat e forta të shkollës gjithashtu është adoptimi i teknologjisë së re, rifreskimi i bazës materiale dhe laboratorëve dhe diploma që jepet në tre gjuhë: anglisht, gjermanisht dhe shqip.Shkolla Profesionale Durres-28

Çfare do të bësh pas mbarimit të maturës në AFP?

Do kisha dëshirë të vazhdoja për inxhinieri mekanike në Tiranë, Vlorë, ose te Fastip në Durrës, nëse nuk më pranojnë te dy të parat. Sepse nuk dua të punoj në servis gjithë jetën. Në të ardhmen do të doja të punoja si ixhinier pranë kontrollit teknik të makinës.

A do e rekomandoje degën Shërbime Mjete Transporti në Durrës?

Po, patjetër. Jo vetëm një të riu, por edhe vëllait tim të vogël i kam këshilluar që të vazhdojë të njëjtin drejtim sepse është një shkollë që të mundëson të punësohesh pas dipllomës edhe pa ndjekur studimet e larta. Madje ndonjëherë je më i kërkuar në tregun e punës me këtë profesion sesa një dipllomë universiteti.Shkolla Profesionale Durres-24

Shkolla e mesme Beqir Çela, Durrës, është ndërtuar në vitin 1961. Shkolla ka sot 1,457 nxënës dhe ofron katër drejtime mësimore në fushat 1) Shërbime Mjete Transporti dhe 2) Termo-Hidraulik, 3) TIK dhe 4) Elektroteknikë. Performanca e shkollës  është rankuar në nivelin 5 në një shkallë vlerësimi nga 1 – 6 (bazuar në studimin e ndërmarrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me asistencën e GIZ dhe ETF në Qershor 2014).

 

Navigate