Olimpiada e Aftësive 2016 “Unë zgjedh Arsim Profesional”

Olimpiada e Aftësive 2016 hapi portat nën moton “Unë zgjedh Arsim Profesional” për të gjitha shkollat dhe qëndrat profesionale në vend.

Panairi-3Panairi-39

Përgjatë tre ditëve, 20 – 22 maj, shkollat konkuruan për aftësitë më të mira në drejtimet mësimore: Bujqësi / Kopshtari / Elektroteknikë / Instalime Elektrike / Hoteleri -Turizëm / Rrobaqepësi / Ndërtim / Përpunim Druri dhe Termohidraulikë.

Panairi-19Panairi-10

32 Shkolla, 10 Qëndra të Formimit Profesional dhe dhjetra kompani private ishin të pranishëm.

Panairi 2-22Panairi 3-17

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka nisur një reformë të thellë duke riorientuar arsimin profesional drejt nevojave reale të tregut. Në kuadër të kësaj reforme, eventi “Olimpiada e Aftësive 2016” solli bashkë aktorët dhe ofruesit publikë e privatë të Arsimit dhe Formimit Profesional, duke promovuar avantazhet e AFP-së.

Panairi 3-29Panairi 3-33

Olimpiada e Aftësive 2016 është një nisëm e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, organizuar me mbështetjen e UNDP-së dhe Ambasadës Zviceriane.

Navigate