Hoteleri /Turizëm Anxhela Koshi – Sarandë

Anxhela, 19 vjeҁ, është maturante në degën Hoteleri – Turizëm pranë shkollës së mesme Antoni Thanasi, Sarandë. Lindur dhe rritur në Greqi deri në moshën 14 – vjeҁare, kthehet sëbashku me familjen në Shqipëri pas krizës ekonomike. Ndonëse nga Gjirokastra vendosin të jetojnë në Sarandë, duke qënë se mundësitë për të gjetur një punë janë më të shumta. Në krye të katër viteve, Anxhelën e ndajnë vetëm pak muaj nga marrja e dipllomës së maturës,ashtu sikurse pak kilometra nga vendi ku ajo dëshiron të kthehet, tashmë për të punuar në zanatin e saj si guzhiniere.

IMG_5134
Klasa e guzhinës

Përse zgjodhe Arsimin Profesional?

Kur isha më e vogël dhe jetoja në Greqi, mbaj mend herën e parë kur pashë programin e gatimit “Masterchef Junior”. Më bëri shumë përshtypje, dhe menjëherë i thashë mamit se doja të filloja ti gatuaja unë gjellët e shtëpise. Sa më shumë gatuaja, aq më shumë më pëlqente, e kështu e mora vetë përsipër gatimin në shtëpi. Kur erdhëm në Shqipëri, vazhdova 9-vjeҁaren dhe kur po I afrohesha momentit të zgjedhjes së arsimit, nuk kisha asnjë dyshim që doja të vazhdoja për drejtimin hoteleri/turizëm këtu në Sarandë.

Cilat janë pikat e forta dhe ato të dobëta të formimit tënd këto katër vite?

Pika e fortë e shkollës është padyshim mundësia për të praktikuar zanatin pranë biznesit si pjesë e praktikës. Ka një diferencë të madhe midis praktikës në biznes dhe mësimit në shkollë. Gjatë vitit të parë të praktikës, u përballa për herë të parë me punën në privat, ndjeva një përgjegjësi që nuk e kisha hasur më parë, ndryshe nga shkolla, kur ajo ҁfare të kërkohet është e lidhur ngushtë me notën, jashtë mureve të shkollës ka akoma më shumë për të mësuar.

IMG_5147
Klasa e restorantit

Çfare do të bësh pas mbarimit të maturës në AFP?

Dëshiroj të vazhdoj studimet në të njëjtën fushë në një shkollë private në Greqi. Po kjo varet shumë nga mundësitë financiare. Përndryshe kam edhe një plan rezervë për të ndjekur studimet pranë shkollës profesionale Neranxi në Tiranë, nëse nuk arrij të zhvendosem në Greqi. Të them të vërtetën, e kemi biseduar me shoqet edhe mundësinë për të hapur diҁka tonën, diҁka të vogël, por do presim dhe pak.

IMG_5140

A do e rekomandoje degën e Hoteleri – Turizmit në Sarandë?

Po do e rekomandoja sepse përveҁ lëndëve profesionale, ke mundësi të mësosh disa gjuhë të huaja. Gjithashtu mëson edhe lëndë të dobishme si bazat ekonomike, ato të sipërmarrjes dhe të menaxhimit të biznesit. Në krahasim me gjimnazet e përgjithshme më duket sikur këtu është më e lehtë të marrësh nota të mira dhe presioni është më i ulët.

IMG_5143

Shkolla e mesme Antoni Thanasi, Sarandë, është ndërtuar në vitin 1975. Shkolla ka sot 392 nxënës dhe ofron tre drejtime mësimore në fushat 1) Hoteleri – Turizëm, 2) Teknologji Informacioni dhe Komunikimi dhe 3) Ekonomi-Biznes. Performanca e shkollës  është rankuar në nivelin 4 në një shkallë vlerësimi nga 1 – 6 (bazuar në studimin e ndërmarrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me asistencën e GIZ dhe ETF në Qershor 2014).

 

 

Navigate