Programi i Vetëpunësimit – 28 ide biznesi po piqen në Tiranë

Programi i Vetëpunësimit ka nisur tashmë trajnimet për aplikuesit e Tiranës. 28 të rinj entuziast kanë përveshur mëngët për të kthyer idenë e tyre të biznesit në realitet. Sfida e parë? Të konsolidojnë idenë e tyre të biznesit duke e bërë atë sa më të qëndrueshme në vetëm 1 javëEDI_7110 EDI_6820

Gjatë kësaj jave, grupi i parë i aplikuesve po trajnohet nga ekipi energjik i CEBE për konsolidimin e idesë. EDI_7142

EDI_7198

EDI_7171

Në këtë fazë, të rinjtë do të testojnë idenë e tyre sëbashku me sipërmarrës të suksesshëm si Kushtrim Xhakli, bashkë-themelues i Fast Europe Ventures, një kompani e cila dizenjon zgjidhje dixhitale / teknologjike për operatorë bankar, të qeverisë dhe telekomunikacionit. Kushtrimi është gjithashtu bashkë-themelues i Changers.com, një kompani e cila prodhon karikues celularësh me energji diellore dhe mundëson që konsumatori të prodhojë dhe konsumojë vetë energjinë e tyre të rinovueshme.

EDI_7202

Na ndiqni në ditët në vijim për të dëgjuar nga vetë të rinjtë përshtypjet e tyre nga trajnimi dhe nëse ideja e tyre e biznesit po piqet apo po digjet.

EDI_6704

Navigate