Gusht 2016

3 Posts Back Home
Showing all posts made in the month of Gusht 2016.

Redon Skikuli

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 17-të njihemi nga afër me sipërmarrësin e suksesshëm Redon Skikuli. Prej më shumë se 10 vitesh Redoni punon në fushën e komunikimit ndërveprues. Me një eksperiencë profesionale të ndarë mes Athinës dhe Tiranës, sot ai drejton kompaninë e tij Skikuli Dot Com dhe është pjesë themeluese e disa komuniteteve në kryeqytet. Dëgjoni rrugëtimin e tij profesional për të zbuluar se si mund të bëhesh një konsulent i suksesshëm në komunikimin ndërveprues. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Foto: Eduard Pagria, muzika: Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh profesionistë të rinj që mendon se kanë histori profesionale interesante? Propozoje te ftuarin e rradhës duke plotësuar formën që gjendet këtu.

Doriana dhe Klajdi Bido

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 16-të vizitojmë qytetin e Durrësit për t’u njohur nga afër me ekonomistin Klajdi (28) dhe informaticienen Doriana (29). Prej dy vitesh, ata drejtojnë kompaninë AIRIS Solutions, duke ofruar shërbime në fushën e programimit dhe zhvillimit të software. Dëgjoni rrugëtimin e tyre profesional për të zbuluar se si mund ta nisësh një biznes në partneritet, se si të lidhësh kontakte dhe të punosh me klientë të huaj, dhe si të guxosh edhe kur të kesh frikë nga dështimi. Ambienti ku u regjistrua episodi i rradhës ishte shumë i këndshëm, por fatkeqësisht dhe pak i zhurmshëm. Ju kërkojmë ndjesë për këtë dhe premtojmë cilësi më të mirë në episodin e rradhës. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Foto: Eduard Pagria, muzika: Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të…

Programi i Vetëpunësimit në Club FM

Dajna Sorensen, Zv. Drejtore e Programit të ‘”Zhvillimit të Aftësive për Punësim” pranë UNDP Albania, tregon rreth Programit të Vetëpunësimit të të rinjve i cili është lancuar nga UNDP më 16 mars 2016. https://www.youtube.com/watch?v=j1kvLwqqG1E&feature=youtu.be Për më shumë informacion rreth programit klikoni këtu!

Navigate