Doriana dhe Klajdi Bido

Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në episodin e 16-të vizitojmë qytetin e Durrësit për t’u njohur nga afër me ekonomistin Klajdi (28) dhe informaticienen Doriana (29). Prej dy vitesh, ata drejtojnë kompaninë AIRIS Solutions, duke ofruar shërbime në fushën e programimit dhe zhvillimit të software. Dëgjoni rrugëtimin e tyre profesional për të zbuluar se si mund ta nisësh një biznes në partneritet, se si të lidhësh kontakte dhe të punosh me klientë të huaj, dhe si të guxosh edhe kur të kesh frikë nga dështimi.

Ambienti ku u regjistrua episodi i rradhës ishte shumë i këndshëm, por fatkeqësisht dhe pak i zhurmshëm. Ju kërkojmë ndjesë për këtë dhe premtojmë cilësi më të mirë në episodin e rradhës.
Dëgjim të këndshëm!

Shkarkoni

Podcast dt 15 gusht-3

Podcast dt 15 gusht-10

Foto: Eduard Pagria, muzika: Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution).

Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh profesionistë të rinj që mendon se kanë histori profesionale interesante?
Propozoje te ftuarin e rradhës duke plotësuar formën që gjendet këtu.

 

Navigate