Tetor 2016

3 Posts Back Home
Showing all posts made in the month of Tetor 2016.

Njihuni me finalistët e parë të Programit të Vetëpunësimit

Në mars të këtij viti, Programi i Vetëpunësimit shpalli të hapura aplikimet për të mbështetur të rinj që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nga mbi 400 të rinj të cilët aplikuan nga e gjithë Shqipëria, 75 arritën të kualifikoheshin për fazën e trajnimit gjatë periudhës qershor – gusht 2016. Kjo fazë sëbashku me atë të mentorimit nga ekspertë të fushave të ndryshme, përgatiti 60 prej tyre me një plan biznesi të konsoliduar me të cilin ata mund të regjistronim biznesin e tyre. 40 të rinj do të mbështetet për 1) regjistrimin formal të biznesit pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR); 2) mbështetje financiare për blerjen e pajisjeve dhe / ose materialeve deri në vlerën 500,000 Lekë; 3) mbështetje këshillimore ligjore dhe financiare gjatë vitit të pare të operimit të biznesit. Njihuni më poshtë me disa nga finalistët e parë: Programi i Vetëpunësimit zbatohet nga UNDP…

The City is Mine Bootcamp – Për një qytet më miqësor për fëmijët e Tiranës

Brenda vitit 2030, pothuajse 60% e njerëzve do të jetojnë në qytete, duke e ekspozuar popullsinë urbane ndaj rreziqeve që sjellin lëvizjet demografike dhe ndryshimet klimaterike. Fëmijët, të rinjtë, vajzat dhe djemtë janë veçanërisht të pambrojtur nëse nuk kanë akses në qytet sikurse të rriturit. Krahasuar me vitet 90, Tirana sot ka një popullsi që po i afrohet 1 milion banorë. Prej vitit 2013 dhe reformës territoriale, Bashkia Tiranë pësoi një rritje si në shtrirje gjeografike, ashtu edhe në popullsi. Sot Bashkia Tiranë duhet t’u përgjigjet me shërbimet e saj një numri 3 herë më të lartë banorësh. Thuajse 1/3 e banorëve të Tiranës janë fëmijë nën moshën 18 vjeç. Çfarë mendojnë ata për Tiranën sot? Si e ëndërrojnë ata një Tiranë më të mire? Si mund të përfshihen ata dhe idetë e tyre për ta transformuar Tiranën në një qytet më të mirë për vetë ata? Këto ishin pyetjet…

Ejona Zaimaj

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 20-të njihemi nga afër me sipërmarrësen e guximshme Ejona Zaimaj, 29 vjeҁ. E diplomuar në financë publike në Ankara, ajo zgjedh pas tre vitesh eksperience në këtë fushë të ndryshojë tërësisht drejtim duke kaluar nga profesioni i financieres në atë të themelueses dhe drejtueses së një ferme me 250 kokë dhi. Sot, Ejona e ka lënë pas krahëve vitin e parë të krijimit të fermës dhe ndan me ne eksperiencat, të mirat dhe vështirësitë që ka hasur gjatë kesaj rruge. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Foto: Eduard Pagria, muzika: Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh profesionistë të rinj që mendon se kanë histori profesionale interesante? Propozoje te ftuarin e rradhës duke plotësuar formën që gjendet…

Navigate