The City is Mine Bootcamp – Për një qytet më miqësor për fëmijët e Tiranës

poster-child-friendly-cities-fb

Brenda vitit 2030, pothuajse 60% e njerëzve do të jetojnë në qytete, duke e ekspozuar popullsinë urbane ndaj rreziqeve që sjellin lëvizjet demografike dhe ndryshimet klimaterike. Fëmijët, të rinjtë, vajzat dhe djemtë janë veçanërisht të pambrojtur nëse nuk kanë akses në qytet sikurse të rriturit.

child-friendly-bootcamp-challenges
Sfidat e identifikuara nga fëmijët e Bootcampit

Krahasuar me vitet 90, Tirana sot ka një popullsi që po i afrohet 1 milion banorë. Prej vitit 2013 dhe reformës territoriale, Bashkia Tiranë pësoi një rritje si në shtrirje gjeografike, ashtu edhe në popullsi. Sot Bashkia Tiranë duhet t’u përgjigjet me shërbimet e saj një numri 3 herë më të lartë banorësh.

Thuajse 1/3 e banorëve të Tiranës janë fëmijë nën moshën 18 vjeç. Çfarë mendojnë ata për Tiranën sot? Si e ëndërrojnë ata një Tiranë më të mire? Si mund të përfshihen ata dhe idetë e tyre për ta transformuar Tiranën në një qytet më të mirë për vetë ata?ten-43

Këto ishin pyetjet që na shtynë të organizonim një Bootcamp për një Tiranë më të mirë për fëmijët. Këtë javë rreth 60 fëmijë, të rinj, mësues, prindër dhe përfaqësues të Bashkisë dhe shoqërisë civile u mblodhën pranë Qendrës TEN për të dizenjuar sëbashku zgjidhje ndaj sfidave të cilat ata i konsideronin prioritare.ten-18

Gjatë gjysmës së parë të ditës, fëmijët mblodhën informacion mbi sfidat të cilat ata hasin në përditshmërinë e tyre. Gjithashtu, ata patën mundësinë të takoheshin me urbanistë, arkitektë, planifikues të hapësirave të gjelbërta, dhe përfaqësues të shoqërisë civile të cilët punojnë drejtpërdrejtë me fëmijë. Ndër të tjera, ata u informuan mbi iniciativat që Bashkia po ndërmerr aktualisht për t’u shërbyer më mirë fëmijëve.ten-51

Pasi përpunuan informacionin e mbledhur, grupet filluan procesin e gjenerimit të ideve mbi një produkt i cili do të shërbente për të përmirësuar cilësinë e jetës në Tiranë.ten-49 ten-24

5 prototipe u zhvilluan dhe u prezantuan gjatë fazës përmbyllëse të bootcamp, nga të cilat 2 ide u vlerësuan si më inovativet dhe me pritshmëri për impakt më të madh. Gjatë ditëve në vijim, fëmijët do të asistohet për të konsoliduar prototipet. Më pas prototipi fitues do të mbështetet financiarisht deri në realizimin e produktit.ten-38

Bootcampi u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës.

Navigate