Në mars të këtij viti, Programi i Vetëpunësimit shpalli të hapura aplikimet për të mbështetur të rinj që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nga mbi 400 të rinj të cilët aplikuan nga e gjithë Shqipëria, 75 arritën të kualifikoheshin për fazën e trajnimit gjatë periudhës qershor – gusht 2016. Kjo fazë sëbashku me atë të mentorimit nga ekspertë të fushave të ndryshme, përgatiti 60 prej tyre me një plan biznesi të konsoliduar me të cilin ata mund të regjistronim biznesin e tyre. 40 të rinj do të mbështetet për 1) regjistrimin formal të biznesit pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR); 2) mbështetje financiare për blerjen e pajisjeve dhe / ose materialeve deri në vlerën 500,000 Lekë; 3) mbështetje këshillimore ligjore dhe financiare gjatë vitit të pare të operimit të biznesit.
Njihuni më poshtë me disa nga finalistët e parë:













Programi i Vetëpunësimit zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve) programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme.