Nëntor 2016

2 Posts Back Home
Showing all posts made in the month of Nëntor 2016.

Safe Cities Bootcamp – Për një Korҁë më të sigurt

Mbi 50 të rinj u mblodhën këtë javë në qytetin e Korҁës për të dizenjuar zgjidhje inovative për një qytet më të sigurt. Sipas publikimit “World Urbanisation Prospect” të Kombeve të Bashkuara, siguria e qytetit ndahet në katër kategori: Siguria dixhitale, Siguria shëndetësore, Siguria infrastrukturore dhe Siguria personale. Të rinjtë e Bootcampit identifikuan sfida në të katërta kategoritë, ku veҁanërisht spikatën sfida të cilat kishin të bëjnë me papunësinë, ndotjen e ajrit, sigurinë në shkollë dhe sigurinë në trafik. Për t’i kuptuar më në brëndësi këto sfida, të rinjtë u takuan me përfaqësues të policisë të qytetit, inspektorë të lagjeve, përfaqësues së Komisionit të qytetarëve të cilët mbledhin ankesat e banorëve, organizata që punojnë për sigurinë e gruas, Bashkinë, dhe Agjensinë Rajonale për Zhvillim e cila ka zhvilluar një Portal ku qytetarët mund të raportojnë mbi problematikat e hasura. Sfida kryesore për të cilën pjesëmarrësit duhet të dizenjonin zgjidhje ishte:…

Finalistët e dytë e Programit të Vetëpunësimit

60 të rinj janë mbështetur muajt e fundit nga Programi i Vetëpunësimit për të konsoliuar idenë e tyre të biznesit në një plan konkret dhe të realizueshëm biznesi. . Programi ka vlerësuar 40 planet më të qëndrueshme të biznesit dhe të rinjtë e përzgjedhur do të mbështeten në vijim me: 1) regjistrimin formal të biznesit pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR); 2) mbështetje financiare për blerjen e pajisjeve dhe / ose materialeve deri në vlerën 500,000 Lekë; 3) mbështetje këshillimore ligjore dhe financiare gjatë vitit të pare të operimit të biznesit. Njihuni më poshtë me grupin e dytë të finalistëve të programit të vetëpunësimit: Programi i Vetëpunësimit zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në…

Navigate