Finalistët e dytë e Programit të Vetëpunësimit

60 të rinj janë mbështetur muajt e fundit nga Programi i Vetëpunësimit për të konsoliuar idenë e tyre të biznesit në një plan konkret dhe të realizueshëm biznesi. .

Programi ka vlerësuar 40 planet më të qëndrueshme të biznesit dhe të rinjtë e përzgjedhur do të mbështeten në vijim me: 1) regjistrimin formal të biznesit pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR); 2) mbështetje financiare për blerjen e pajisjeve dhe / ose materialeve deri në vlerën 500,000 Lekë; 3) mbështetje këshillimore ligjore dhe financiare gjatë vitit të pare të operimit të biznesit.

Njihuni më poshtë me grupin e dytë të finalistëve të programit të vetëpunësimit:

un-68
Zumba Club – Kercime zumba
un-57
Prototype Studio – Librari, kancelari dhe ambient për të lexuar/punuar
un-47
Green Pin – GPS për makina personale, biznesi apo insitiucionale
un-50
Zyrë turistike në Shëngjin
un-81
Made in Albania – Dyqan suveniresh dhe dhuratash, Durrës
un-62
Master IT – Produkte software, IT help desk, open source
un-29
Jemi Njësoj – Qendër shërbimesh (psikologji, logopedi, gjuha e shenjave)
un-6
Mama Mjalti – Prodhim dhe shitje mjalti
un-51
Digital Foot – Guidë turistike dixhitale
un-55
Aquaponics Albania – Sistem ekologjik i avancuar për rritjen e gjallesave ujore në simbiozë me rritjen e perimeve dhe frutave
un-45
gosocial.al – Menaxhim i rrjeteve sociale dhe faqeve online

Programi i Vetëpunësimit zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve) programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme.

Navigate