Safe Cities Bootcamp – Për një Korҁë më të sigurt

Mbi 50 të rinj u mblodhën këtë javë në qytetin e Korҁës për të dizenjuar zgjidhje inovative për një qytet më të sigurt.un-17

Sipas publikimit “World Urbanisation Prospect” të Kombeve të Bashkuara, siguria e qytetit ndahet në katër kategori: Siguria dixhitale, Siguria shëndetësore, Siguria infrastrukturore dhe Siguria personale. Të rinjtë e Bootcampit identifikuan sfida në të katërta kategoritë, ku veҁanërisht spikatën sfida të cilat kishin të bëjnë me papunësinë, ndotjen e ajrit, sigurinë në shkollë dhe sigurinë në trafik.
safe-city-1
safe-city-23Për t’i kuptuar më në brëndësi këto sfida, të rinjtë u takuan me përfaqësues të policisë të qytetit, inspektorë të lagjeve, përfaqësues së Komisionit të qytetarëve të cilët mbledhin ankesat e banorëve, organizata që punojnë për sigurinë e gruas, Bashkinë, dhe Agjensinë Rajonale për Zhvillim e cila ka zhvilluar një Portal ku qytetarët mund të raportojnë mbi problematikat e hasura.
Sfida kryesore për të cilën pjesëmarrësit duhet të dizenjonin zgjidhje ishte: Si mund t’i angazhojmë të rinjtë e Korҁës për ta bërë qytetin e tyre më të sigurt? safe-city-39 Me ndihmën e metodologjisë së Design Thinking, 8 grupet gjeneruan zgjidhje, të cilat i prezantuan në formën e një “elevator pitch” prej 90 sekondash.
safe-city-18-2safe-city-13-2safe-city-41-2Ideja e cila u vlerësua me më shumë pikë nga juria, ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve të Korces mbi 3 aspekte sigurie: siguria në trafik, siguria me bazë gjinore dhe bullizmi. Mesazhet ndërgjegjësuese do të pikturohen në 3 fasada ndërtesash të ekspozuara ndaj akseve kryesore.
safe-city-48-2
Na ndiqni në vijim ndërsa grupi fitues do të punojë për të realizuar idenë e tyre.
safe-city-52-2
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve të Bootcampit për një ditë shumë dinamike dhe plot ide.

Navigate