Dhjetor 2016

3 Posts Back Home
Showing all posts made in the month of Dhjetor 2016.

Agim Barushi

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 21-të njihemi nga afër me sipërmarrësin frymëzues e të pa lodhur Agim Barushi, 36 vjeҁ. Pasi ndjek shkollën profesionale për mobileri, paralelisht me studimet për inxhiner, vendos të fillojë punën për të hapur mobilerinë e tij. Në atë kohë, 12 vite më parë, hapësira ku punonte ishte 70 metra katrorë me një makineri të ndërtuar vetë. Sot, ai drejton një ekip prej 12 bashkëpunëtorësh (sic preferon ti quaj punëtorit e tij) në një hapësirë prej 740 metra katrorë, me makineri moderne të cilat mbulojnë tëgjitha etapat e prodhimit të mobiljeve me porosi. Rrëfimi i Agimit për profesionin e tij, është prekës pasi tregon se sa përkushtim dhe sakrificë ka në brendësi të sipërmarrjes së tij. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Foto: Eduard Pagria, muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të…

Programi i Vetëpunësimit hap aplikimet për të rinjtë deri ne 30 vjeҁ

Programi i Vetëpunësimit nis fazën e dytë të aplikimeve. Gjatë periudhës 15 Dhjetor, 2016 – 16 Janar, 2017, të rinjtë deri në 30 vjeҁ, do të kenë mundësinë të aplikojnë online në aftesi.info/vetepunesimi/apliko-tani https://www.youtube.com/watch?v=oJOz8_YnUsI Pas përfundimit të suksesshëm të fazës së parë e cila konkludoi me mbështetjen e 38 të rinjve për t’u vetëpunësuar duke regjistruar biznesin e tyre, programi rifillon gjithçka nga e para sërisht për idetë e reja të biznesit të cilat kërkojnë mbështetje. Programi i Vetëpunësimit zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve) programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme.

Cikël Dokumentarësh Profesionet – Mobilier

Ky cikël dokumentarësh synon të pasqyrojë punën e 10 profesionistëve të rinj të cilët kanë ndërtuar biznese të suksesshme në zanatin e tyre. Na ndiqni javët në vijim për t’u njohur me zanate dhe profesionist të tjerë. Mbase kjo mund të ishte zgjidhja për të ardhmen tuaj. Në dokumentarin e parë do të njihemi me profesionin e mobilierit. Shikim të këndshëm! https://youtu.be/syWb85NOPfA Ky cikël dokumentarësh është zhvilluar në kuadër të promovimit të Arsimit dhe Formimit Profesional në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Navigate