Programi i Vetëpunësimit hap aplikimet për të rinjtë deri ne 30 vjeҁ

Programi i Vetëpunësimit nis fazën e dytë të aplikimeve.

Gjatë periudhës 15 Dhjetor, 2016 – 16 Janar, 2017, të rinjtë deri në 30 vjeҁ, do të kenë mundësinë të aplikojnë online në aftesi.info/vetepunesimi/apliko-tani

Pas përfundimit të suksesshëm të fazës së parë e cila konkludoi me mbështetjen e 38 të rinjve për t’u vetëpunësuar duke regjistruar biznesin e tyre, programi rifillon gjithçka nga e para sërisht për idetë e reja të biznesit të cilat kërkojnë mbështetje.

Programi i Vetëpunësimit zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve) programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme.

Navigate