Agim Barushi

Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në episodin e 21-të njihemi nga afër me sipërmarrësin frymëzues e të pa lodhur Agim Barushi, 36 vjeҁ. Pasi ndjek shkollën profesionale për mobileri, paralelisht me studimet për inxhiner, vendos të fillojë punën për të hapur mobilerinë e tij. Në atë kohë, 12 vite më parë, hapësira ku punonte ishte 70 metra katrorë me një makineri të ndërtuar vetë. Sot, ai drejton një ekip prej 12 bashkëpunëtorësh (sic preferon ti quaj punëtorit e tij) në një hapësirë prej 740 metra katrorë, me makineri moderne të cilat mbulojnë tëgjitha etapat e prodhimit të mobiljeve me porosi.

Rrëfimi i Agimit për profesionin e tij, është prekës pasi tregon se sa përkushtim dhe sakrificë ka në brendësi të sipërmarrjes së tij.

Dëgjim të këndshëm!

Shkarkoni

Foto: Eduard Pagria, muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution).

Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh profesionistë të rinj që mendon se kanë histori profesionale interesante?
Propozoje te ftuarin e rradhës duke plotësuar formën që gjendet këtu.

Navigate