Janar 2017

2 Posts Back Home
Showing all posts made in the month of Janar 2017.

Programi i Vetëpunësimit: Të krijosh biznesin tënd

Aplikimet për fazën e dytë të Programit të Vetëpunësimit janë mbyllur tashmë. Suksese 313 të rinjve që kanë dorëzuar idenë e tyre fillestare të biznesit. Skuadra e programit të vetëpunësimit ka filluar punën për përzgjedhjen e ideve të cilat kanë një potencial më të madh për të mbijetuar në treg. Në infografikun më poshtë tregohen disa të dhëna përmbledhëse nga të rinjtë të cilët aplikuan gjatë muajit Dhjetor 2016 – Janar 2017. Po cfarë po kërkojmë ne ndër aplikimet e shumta që kemi marrë? Jo të gjithë mund të bëhen sipërmarrës. Disa të rinjve u jepet më shumë për sport, disa të tjerëve për art, ka nga ata që shkëlqejnë në shkencë e të tjerë që u shkon për shtat të qënurit të punësuar. Të jesh sipërmarrës kërkon një kombinim atributesh si të qënurit i guximshëm, këmbëngulës, kreativ, punëtorë, të dish të drejtosh dhe mbi të gjitha të mos…

Cikël Dokumentarësh Profesionet – Pasticeri

Ky cikël dokumentarësh synon të pasqyrojë punën e 10 profesionistëve të rinj të cilët kanë ndërtuar biznese të suksesshme në zanatin e tyre. Në dokumentarin e dytë do të njihemi me profesionin e pasticierit. Na ndiqni në vijim për t’u njohur me zanate dhe profesionist të tjerë, pasi kjo mund të ishte zgjedhja e duhur për të ardhmen tuaj. Shikim të këndshëm! https://www.youtube.com/watch?v=_ipuJiaHpBo Dokumentarët janë zhvilluar në kuadër të promovimit të Arsimit dhe Formimit Profesional në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Navigate