Programi i Vetëpunësimit: Të krijosh biznesin tënd

Aplikimet për fazën e dytë të Programit të Vetëpunësimit janë mbyllur tashmë. Suksese 313 të rinjve që kanë dorëzuar idenë e tyre fillestare të biznesit. Skuadra e programit të vetëpunësimit ka filluar punën për përzgjedhjen e ideve të cilat kanë një potencial më të madh për të mbijetuar në treg.

Në infografikun më poshtë tregohen disa të dhëna përmbledhëse nga të rinjtë të cilët aplikuan gjatë muajit Dhjetor 2016 – Janar 2017.

 

Po cfarë po kërkojmë ne ndër aplikimet e shumta që kemi marrë? Jo të gjithë mund të bëhen sipërmarrës. Disa të rinjve u jepet më shumë për sport, disa të tjerëve për art, ka nga ata që shkëlqejnë në shkencë e të tjerë që u shkon për shtat të qënurit të punësuar. Të jesh sipërmarrës kërkon një kombinim atributesh si të qënurit i guximshëm, këmbëngulës, kreativ, punëtorë, të dish të drejtosh dhe mbi të gjitha të mos stepesh nga pasiguritë. A është sipërmarrja vërtëtë për ty? A do të ishe i gatshëm të hiqje dorë nga puna ku aktualisht je i punësuar? A ka treg për idenë tënde? Nëse përgjigjet e këtyre pyetjeve të frikësojnë më shumë sec të entuziazmojnë, ndoshta kjo nuk është rruga e duhur për ty.

Gjatë fazës së parë të programit, në 2016, 38 të rinj nga mbi 400 të cilët aplikuan, janë mbështetur nëpërmjet trajnimit, mentorimit me ekspertë të fushës, këshillimit financiar dhe ligjor, financimit me 500,000 lek në fomë asetesh dhe materialesh. Gjatë 2017, të rinjtë do të vazhdojnë të mbështeten me ekspertizë financiare dhe ligjore. Përpara 7 muajsh ata kishin një ide, sot drejtojnë kompanitë e tyre.

Në javët në vijim do ju sjellim histori të shkurtra nga eksperienca e tyre si të vetëpunësuar.

 

Navigate