Shkurt 2017

2 Posts Back Home
Showing all posts made in the month of Shkurt 2017.

Cikël Dokumentarësh Profesionet – Guida Turistike

Ky cikël dokumentarësh synon të pasqyrojë punën e profesionistëve të rinj të cilët kanë ndërtuar biznese të suksesshme në zanatin e tyre. Na ndiqni javët në vijim për t’u njohur me zanate dhe profesionist të tjerë. Mbase kjo mund të ishte zgjidhja për të ardhmen tuaj. Në dokumentarin e tretë do të njihemi me profesionin e guidës turistike. Shikim të këndshëm! https://www.youtube.com/watch?v=vDreHyqvCvE Ky cikël dokumentarësh është zhvilluar në kuadër të promovimit të Arsimit dhe Formimit Profesional në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Jonel Kristo

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 22-të njihemi nga afër me sipërmarrësin energjik Jonel Kristo, 32 vjeҁ. Pas studimeve të larta për Ekonomiks dhe Investim në Wisconsin, SHBA, kthehet në Shqipëri dhe punon shkurtimisht pranë një banke për të kuptuar që ajo që donte vërtetë ishte të vetëpunësohej. Kështu ai nis rrugëtimin e tij si sipërmarrës, zhvillues dhe menaxhues projektesh kryesisht në fushën e turizmit, zhvillimit profesional dhe teknologjisë. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Foto: Eduard Pagria, muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh profesionistë të rinj që mendon se kanë histori profesionale interesante? Propozoje te ftuarin e rradhës duke plotësuar formën që gjendet këtu.

Navigate