Mars 2017

6 Posts Back Home
Showing all posts made in the month of Mars 2017.

#vetëpunësimi snapshots

Ndiqni përshtypjet e disa prej pjesëmarrësve të Programit të Vetëpunësimit gjatë fazës së trajnimit.Vitjola dhe Kristinka Viso, 30 vjeҁ, Master në arkitekturë, Universiteti i Tiranës Si ratë në kontakt me programin? Nëpërmjet kontakteve personale. Cila është ideja juaj e biznesit? Nutrition coaching për personat me një masë trupore (BMI) mbi normën. Kemi kohë që punojmë për të ndërtuar një program motivues për një jetë më të shëndetshme. Çfarë mësuat gjatë trajnimit të vetëpunësimit? Për ne ishte me vlerë mënyra se si të targetojmë më mirë klientët tanë. Sa të realizueshme e shikoni idenë tuaj pas trajnimit? 100% të sigurt. Kemi rreth 6 muaj që punojmë për ta konceptuar biznesin tonë.Julvin Marku, 19 vjeҁ, Informatik Ekonomike, Universiteti i Tiranës Si re në kontakt me programin? Nëpërmjet disa miqve. Cila është ideja jote e biznesit? Krijimimi i një plantacioni prej 10 dylym me lajthi. Im atë është agronom, dhe shumë gjëra mi…

#vetëpunësimi snapshots

Ndiqni përshtypjet e disa prej pjesëmarrësve të Programit të Vetëpunësimit gjatë fazës së trajnimit.Enxhi Dyrmishi, 23 vjeҁ, Master në arkitekture/urbanistik Si re në kontakt me programin? Nëpërmjet FB Cila është ideja jote e biznesit? Të menaxhoj shëbime në fushën e social media marketing. Që në moshën 16 vjecare jam marrë me menaxhim faqesh në FB dhe Instagram ndër të tjera për kompaninë Mon Cherie. Çfarë mësove gjatë trajnimit të vetëpunësimit? Mësova rreth një aplikacioni i cili do i vinte shumë në ndihmë biznesin tim të ardhshëm në lidhje me menaxhimin e një sërë postimesh në rrjetet sociale. Ky do ishte investimi i parë në biznesin tim. Sa të realizueshme e shikon idenë tënde pas trajnimit? E shikoj më të formuar. Gjatë trajnimit mësuam shumë nga pjesa e biznesit. Mësova si mund të segmentoj klientët dhe kompaintë që targetoj.Ervin Kalemi, 27 vjeҁ, Bachelor në Informatik, The University of Texas at Austin…

Gerti Boshnjaku

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 24-të njihemi me Gerti Boshnjakun, një profesionist i ri dhe i vjetër në të njëjtë kohë. Pas nje eksperience dhjetë vjeҁare në fushën e marketingut në kompani si Infosoft, Neptun dhe DDB, ai merr vendimin për të themeluar kompaninë e tij New Media Communication. Kompania ofron shërbime në fushën e design / programim dhe marketing, dhe një staff prej15 punonjësish. Dëgjoni historinë e tij nga kujtimet e hershme të reklamave italiane, tek studimet për administrim biznesi dhe marketing e deri si e sheh ai të ardhmen në fushën e reklamave. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Foto: Eduard Pagria, muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh profesionistë të rinj që mendon se kanë histori profesionale interesante? Propozoje…

Bootcamp mbi Votimin Familjar

Kërkojmë studentë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme për të dizenjuar zgjidhje në lidhje me votimin familjar i cili cënon te drejtën e grave dhe vajzave në zonat rurale për të votuar lirisht e të pandikuara nga të tjerë. Gjatë 8 & 9 prillit, pjesëmarrësit do të transformojnë idenë e tyre në prototipe konkrete nëpërmjet metodologjisë së Design Thinking. Idetë e pëzgjedhura do të mbështeten deri në USD 5,000 për zbatimin e tyre. REGJISTROHU deri në 6 Mars 2017! https://youtu.be/_PQSj24dCLw Bootcampi dy-ditorë do të mbahet pranë Qëndrës për Zhvillimin Komunitar “SOT PER TE ARDHMEN”, L.17, Rr. Rinia Durrsake, skolina 5, ish-Kënetë, Durrës. Transporti sigurohet nga organizatoret: 8-9 Prill – Nisja nga Tirana: 08.30 sheshi Nene Tereza prane godines se rektoratit 8-9 Prill – Nisja nga Durresi: 9.00 prane stacionit të trenit Bashkohu me ne në 8 & 9 prill!

UN Sustainable Development Goals Hackathon

REGJISTROHU! Këtë fundjavë të ftojmë në hackathonin e parë që do të zgjasë 48 orë pa pushim, duke ju dhënë të rinjve mundësinë të zhvillojnë idetë e tyre në kuadër të UN Sustainable Development Goals. Pjesëmarrësit do të punojnë në grupe të përbëra nga tre persona, për idetë e tyre me qëllim arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të UN duke krijuar dhe përdorur mjete me kod burim të hapur dhe/ose ide biznesi. Do jetë intensive (pa pushim dhe gjatë natës), produktive (do krijojmë një produkt të vërtetë open source), me akses të hapur për të gjithë (por duhet të regjistrohesh) dhe shumë shumë qejf nëpërmjet punës në grup! Një Hackathon është një grumbullim aktivistësh dhe inovatorësh me qëllim promovimin e ideve konkrete nëpërmjet aplikacioneve dhe analizave. Hackathon është maratona ku pjesëmarrësit do të punojnë për të shkruar aplikime, krijuar visualizime dhe botuar analiza. Hackers në kuptimin pozitiv të…

Edison Toro

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 23-të njihemi me Edison Toron, 34 vjeҁ,  i cili prej me shumë se një viti ndryshoi krejtësisht profesion duke kaluar nga puna në sektorin publik në kultivimin e peshkut dekorativ. Edhe pse i diplomuar në marrëdhënie ndërkombëtare në Turqi si dhe nje eksperiencë shumë vjeҁare në fushën e burimeve njerëzore, ai vendosi të mësonte një profesion të ri, në një fushë që sipas tij është pothuajse fare e prekur në Shqipëri. Dëgjoni historinë e tij nga bankat e gjimnazit në Turqi deri në hapësirën mbushur me akuarium ku jetojnë dhe shumohen mbi 20 specie peshqish, njëri më i veҁantë se tjetri. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Foto: Eduard Pagria, muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh…

Navigate