#vetëpunësimi snapshots

Ndiqni përshtypjet e disa prej pjesëmarrësve të Programit të Vetëpunësimit gjatë fazës së trajnimit.Enxhi Dyrmishi, 23 vjeҁ, Master në arkitekture/urbanistik

Si re në kontakt me programin? Nëpërmjet FB

Cila është ideja jote e biznesit? Të menaxhoj shëbime në fushën e social media marketing. Që në moshën 16 vjecare jam marrë me menaxhim faqesh në FB dhe Instagram ndër të tjera për kompaninë Mon Cherie.

Çfarë mësove gjatë trajnimit të vetëpunësimit? Mësova rreth një aplikacioni i cili do i vinte shumë në ndihmë biznesin tim të ardhshëm në lidhje me menaxhimin e një sërë postimesh në rrjetet sociale. Ky do ishte investimi i parë në biznesin tim.

Sa të realizueshme e shikon idenë tënde pas trajnimit? E shikoj më të formuar. Gjatë trajnimit mësuam shumë nga pjesa e biznesit. Mësova si mund të segmentoj klientët dhe kompaintë që targetoj.Ervin Kalemi, 27 vjeҁ, Bachelor në Informatik, The University of Texas at Austin

Si re në kontakt me programin? Nëpërmjet disa miqve.

Cila është ideja jote e biznesit? Produkti me të cilin dëshiroj të hyj në treg është një super hero virtual me emrin Publer. Publer të vjen në ndihmë për të menaxhuar FB tënd në një mënyrë më efikase, si për shembull skedulimin e postimeve. Konkurentët e mi për momentin janë kompani të huaja si Buffer, Postcron dhe Hoodsuite. Kam rreth një vit që e testoj produktin në treg dhe kam arritur në 10,000 përdorues nga e gjithe bota.

Çfarë mësove gjatë trajnimit të vetëpunësimit? Growth hacking – mënyra për të reklamuar produktin tënd pa kosto. Kjo është një mënyrë inovative për të bërë reklam pa kosto.

Sa të realizueshme e shikon idenë tënde pas trajnimit? Deri tani jam fokusuar më shumë në zhvillimin e produktit nga ana teknike, duke mos pasur shumë njohuri në lidhje me ndërtimin e një plani biznesi të mirëfilltë. Ndaj e shikoj të vlefshëm pjesën e trajnimit ku ne zhvillojmë business canvas.Migena Muslli, 27 vjeҁ, Master në Financë dhe Bank, Universiteti i Tiranes

Si re në kontakt me programin? Disa miqtë e mi morën pjesë në program vitin e kaluar.

Cila është ideja jote e biznesit? Produkte të punuara me dorë me materiale të reciklueshme. Gjatë verës, kur nuk kisha shumë ngarkesë në zyrën ku punoja, fillova të eksperimentoj. Deri tani produktet që kanë patur më shumë sukses kanë qënë mbajtëset e lapsave, por edhe kornizat e fotografive dhe mbajtëset e bizhuve kanë patur sukses.

Çfarë mësove gjatë trajnimit të vetëpunësimit? Modeli i business canvas më ka bërë shumë përshtypje pasi është ndryshe nga plani i biznesit tradicional që kemi mësuar në shkollë. Business Canvas është në të njëjtën kohë sa kompleks aq edhe profesional.

Sa të realizueshme e shikon idenë tënde pas trajnimit? Trajnimi më ka bërë të mendoj veҁanërisht për rëndësinë që ka partneriteti me stakeholders të tjerë të cilët punojnë në këtë fushë. Për natyrën e biznesit tim, do të ishte me interes që të përdorja platforma më të gjera biznesesh për të përftuar kontrata më të mira pune dhe për të qënë më vizibël.

Programi i Vetëpunësimit mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme. Ky program zbatohet nga UNDP dhe financohet nga qeveria Sviceriane.

Foto: Eduard Pagria

Navigate