#vetëpunësimi snapshots

Ndiqni përshtypjet e disa prej pjesëmarrësve të Programit të Vetëpunësimit gjatë fazës së trajnimit.Vitjola dhe Kristinka Viso, 30 vjeҁ, Master në arkitekturë, Universiteti i Tiranës

Si ratë në kontakt me programin? Nëpërmjet kontakteve personale.

Cila është ideja juaj e biznesit? Nutrition coaching për personat me një masë trupore (BMI) mbi normën. Kemi kohë që punojmë për të ndërtuar një program motivues për një jetë më të shëndetshme.

Çfarë mësuat gjatë trajnimit të vetëpunësimit? Për ne ishte me vlerë mënyra se si të targetojmë më mirë klientët tanë.

Sa të realizueshme e shikoni idenë tuaj pas trajnimit? 100% të sigurt. Kemi rreth 6 muaj që punojmë për ta konceptuar biznesin tonë.Julvin Marku, 19 vjeҁ, Informatik Ekonomike, Universiteti i Tiranës

Si re në kontakt me programin? Nëpërmjet disa miqve.

Cila është ideja jote e biznesit? Krijimimi i një plantacioni prej 10 dylym me lajthi. Im atë është agronom, dhe shumë gjëra mi ka mësuar ai që i vogël. Vendosa të fokusohesha tek lajthitë pasi në Shqipëri nuk ka shumë plantacione, ndërkohë që kërkesa është goxha e lartë.

Çfarë mësove gjatë trajnimit të vetëpunësimit? Më ndihmoi shumë pjesa e trajnimit që kishte të bënte me marketingun dhe se si të trajtosh klientin. Më duket sikur kam mësuar një mënyrë të re të të bërit biznes.

Sa të realizueshme e shikon idenë tënde pas trajnimit? Plotësisht të realizueshme.Ilvana Dedja, 19 vjeҁ, Juridik, Universieti i Tiranës

Si re në kontakt me programin? Nëpërmjet FB.

Cila është ideja jote e biznesit? Meqënëse i dua kafshët, edhe ideja e biznesit tim i vjen në ndihmë kafshëve dhe pronarit të tyre. Dëshiroj të prodhoj një qafore të pajisur me GPS. Qaforja do të lidhet me një app ku nëpërmjet telefonit pronari mund të shikoj lëvizjet e qenit.

Çfarë mësove gjatë trajnimit të vetëpunësimit? Gjatë trajnimit, fillova të kuptoj se si funksionon tamam një biznes. Marketingu, koha dhe kapitali, janë pika kyҁe që të ndihmojnë për të zhvilluar një biznes. Modeli AARRR më mësoi se si filtrohen dhe lëvizin konsumatorët kur kalojnë nga njohës të produktit në blerës të produktit.

Sa të realizueshme e shikon idenë tënde pas trajnimit? Ndihem më e sigurt për hapat që duhet të hedh në vijim.

Programi i Vetëpunësimit mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme. Ky program zbatohet nga UNDP dhe financohet nga qeveria Sviceriane.

Foto: Eduard Pagria

 

Navigate