Prill 2017

8 Posts Back Home
Showing all posts made in the month of Prill 2017.

Elvis Plaku

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 25-të njihemi me konsulentin e marketingut dixhital dhe komunikimit, Elvis Plakun. Pas edukimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e marketingut dhe administrimit të biznesit, ai vendos të kthehet dhe të punoj në Shqipëri me dëshirën për të dhënë kontributin e tij. Dëgjoni historinë e tij nga kujtimet e hershme si muzikant trombe e deri në ditët e sotme si konsulent komunikimi. Dëgjim të këndshëm! Foto: Eduard Pagria, muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh profesionistë të rinj që mendon se kanë histori profesionale interesante? Propozoje te ftuarin e rradhës duke plotësuar formën që gjendet këtu.

Opendata.tirana.al

Opendata.tirana.al është portali i parë me të dhëna të hapura në Shqipëri. Bashkia Tiranë me mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, ka ndërtuar një sistem të menaxhimit të informacionit dhe të dhënave të hapura. Puna për hapjen e portalit të open data mori hov gjatë konferencës “Tirana Smart City 2016-2026”, më janar të 2016, ku njëri prej koncepteve kyҁe të saj ishin të dhënat e hapura. Përgjatë vitit 2016, OKB-ja ka mbështetur Bashkinë fillimisht në vlerësimin e cilësisë së burimeve dhe proceseve të brendshme të mbledhjes së të dhënave dhe më pas për skanimin e rrjedhës së informacionit, dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave. Pas konsolidimit të sitemit të menaxhimit të të dhënave, filloi ndërtimi i portalit me të dhëna të hapura.  Të dhënat e opendata.tirana.al mblidhen nga drejtoritë e Bashkisë së Tiranës dhe publikohen në format open data nga…

Prezantohen idetë e biznesit – Programi i Vetëpunësimit

Programi i Vetëpunësimit ka mbyllur fazën e trajnimit për pjesëmarrësit e Programit të Vetëpunësimit për këtë pranverë. Njihuni me të rinjtë dhe idetë e tyre të biznesit!Arlind Turkeshi/Debora Bilani – Restorant i cili shërben kryesisht “take away” pasta. Ornela Memushi – Ideja ime e biznesit ka të bëjë me frutat e thata, duke nisur në në fillim me farat e kungullit dhe më vonë me arrat, lajthitë dhe gështenjat. Përveç kësaj, edhe përgatitja e reçelit të kungullit në mënyrë artizanale duke përdorur pjesën që mbetet nga kungulli pas marrjes së farave.Kristian Kurti – Hapja e nje dyqani online me aksesorë dhe paisje ndihmëse për telefona Ilvana Dedja – Dyqan me aksesorë për kafshë dhe vecanërisht qentë.Valentina Prenga – Ideja konsiston në hapjen e një studioje fotografie, filmimi dhe montazhi.Nikolina Qirjazi – Krijimi i një platforme online këshilluese dhe mbështetëse për shtatzaninë dhe prindërimin.Reald Isaku – Krijimin e një grupi profesionist…

Prezantohen idetë e biznesit – Programi i Vetëpunësimit

Programi i Vetëpunësimit ka mbyllur fazën e trajnimit për pjesëmarrësit e Programit të Vetëpunësimit për këtë pranverë. Njihuni me të rinjtë dhe idetë e tyre të biznesit!Gerand Matraku – Krjimi i një Team Managment/ Team Communication platform; krijimi i CRM & billing të integruar edhe me projekt tracking and collaboration; Platforme POS për magazina.Motrat Viso – Organic Vision do të jetë një start up që promovon jetesën e shëndetshme nëpërmjet: -programeve të personalizuara fitnesi; – programeve ushqimore dietike të personalizuara; – dieta ushqimore të gatuara me ushqime organike si dhe vakte ushqimore organike business lunch.Rakip Belishaku – Ideja konsiston në krijimin e një partneriteti me fermerët që kultivojnë ullirin duke i ofruar asistencë teknike dhe ndjekje hap pas hapi të proceseve për prodhimin e vajit të ullirit të kontrolluar dhe me standard të lartë.  Besmir Ferzaj –  Letra, materiale plastike, qelqi, alumini e metale të tjera mund ti kthejme në…

Prezantohen idetë e biznesit – Programi i Vetëpunësimit

Programi i Vetëpunësimit ka mbyllur fazën e trajnimit për disa nga pjesëmarrësit e tij. Njihuni me të rinjtë dhe idetë e tyre të biznesit!Joniada Roko – Një zyrë e cila do të ofrojë konsulencë dhe shërbime financiare  Ofrimi i trajnimeve në fushën e fiskalitetit dhe financës për studentët të sapo diplomuar në degë të ndryshme të ekonomise të cilët kurrikula mesimore nuk u jep njohuri te nevojshme për anën praktike te funksionimit te biznesit qe nga çelja deri në mbyllje të tij.Mikel Zito – Krijimi i një ferme moderne europiane për mbarshtimin e lepuritRiza Gjyla – Ideja e biznesit konsiston në ngritjen e një njësie biznesi me qëllim kryesor tregtimin e produktit ushqimor, vaj ulliri, nga prodhuesit fillestar, fermerët që kanë teprica suficitare drejt njësive me teprica deficitare të këtij produkti.Ina Fasko – Prodhimi i produkteve kozmetike si kremra, sapune, shampoo, hidratues, scrube,maska per fytyren dhe floket. Praktikisht produkte për…

Prezantohen idetë e biznesit – Programi i Vetëpunësimit

Programi i Vetëpunësimit ka mbyllur fazën e trajnimit për disa nga pjesëmarrësit e tij. Njihuni me të rinjtë dhe idetë e tyre të biznesit!Inva Veliu – Ketri Web – Kompani ndërtimi faqesh interneti, e cila do ofrojë gjithashtu edhe shërbime plotësuese si hostim, mirëmbajtje dhe marketing online.Erlinda Saci – Smiling Hands – Sallon për punimin e thonjëve.Ilirjana Uka – at Friends – Hapja e një bar-i, i cili do të jetë identik me Central Park në serialin FRIENDS.Donalda Rapo – Akademia e Dadove – Shërbime përkujdesjeje për fëmijët dhe familjen. Ngritja dhe zhvillimi i një qendre trajnimi dhe ofrimi të shërbimeve të perkujdesjes ndaj fëmijëve dhe familjeve në formën e shërbimeve të “Dadove”. Ardenisa Hila – Kultivimi dhe prodhimi i kungujve meksikanë (dekorativ) dhe ndërtimi i një restoranti modest ku të shërbehen produkte me bazë kungulli.Rigers Male – Ngritja e një pike e cila do të ofrojë produkte peshku të…

Prezantohen idetë e biznesit – Programi i Vetëpunësimit

Programi i Vetëpunësimit ka mbyllur fazën e trajnimit për disa nga pjesëmarrësit e tij. Njihuni me të rinjtë dhe idetë e tyre të biznesit!Daniel Shahollari Guest House në një nga lagjet karakteristike të qytetit të KorҁesErgys Biznesi “Wheelys Bike Cafe”. Baza e këtij biznesi konsiston në nje biciklete e cila është e pajisur me panele diellore për furnizimin me energji, dhe një helikë e cila do të shërbejë për të furnizuar me energji mjetet dhe pajisjet e nevojshme të punës. Produktet kryesore të biznesit do të jenë kafe 100% organike, çokollatë me mana dhe fruta të thata dhe bazë 100% kakaoje, smoothies me bazë qumështi, kosi dhe akullore, lëngje frutash, si edhe alfajor me miell, mjalt, bajame dhe kanellë.Muharrem Hoxha Zhvillimi i produktit të turizmit aventurë dhe jetësor të eksplorimit të malit të Tomorrit, Berat nëpërmjet karavanit me mushka dhe hiking.Në bashkëpunim me komunitetin rural do arrihet të krijohet një…

10 idetë e para të biznesit

Programi i Vetëpunësimit ka mbyllur fazën e trajnimit për disa nga pjesëmarrësit e tij. Njihuni me 10 idetë e para të biznesit! Ervin Kalemi Kam krijuar një Superhero virtual (www.SuperPubler.com) i cili ndihmon njerëzit, kryesisht bizneset, në menaxhimin e postimeve në rrjetet sociale.Iva Halilaj: Krijimi i një platforme online ku arkitektët dhe klientët zgjedhin produktet dhe bashkëpunëtorët. Shërbimi e-commerce do të mundësojë blerjen e produkteve të nevojshme për realizimin e një projekti.  Ana Shkreta: Program i menaxhimit të inventarit i cili përfshin regjistrimin e produkteve me një barcode reader, konfigurimin 3D të magazinës, integrimi me e-commerce dhe njoftimi për riporositje. Reidi Qyrky: Kemi krijuar një paisje në formën e smartphonit e cila do te montohet në çdo tavolinë, dhomë hoteli, shezlong, e do të komunikojë me një program qëndror. Kjo paisje do të krijojë mundësinë e të porositurit pa patur nevojë për kamarierë. Nerajda Dado: Faqe online me punimet e…

Navigate