10 idetë e para të biznesit

Programi i Vetëpunësimit ka mbyllur fazën e trajnimit për disa nga pjesëmarrësit e tij.

Njihuni me 10 idetë e para të biznesit!

Ervin Kalemi Kam krijuar një Superhero virtual (www.SuperPubler.com) i cili ndihmon njerëzit, kryesisht bizneset, në menaxhimin e postimeve në rrjetet sociale.Iva Halilaj: Krijimi i një platforme online ku arkitektët dhe klientët zgjedhin produktet dhe bashkëpunëtorët. Shërbimi e-commerce do të mundësojë blerjen e produkteve të nevojshme për realizimin e një projekti.  Ana Shkreta: Program i menaxhimit të inventarit i cili përfshin regjistrimin e produkteve me një barcode reader, konfigurimin 3D të magazinës, integrimi me e-commerce dhe njoftimi për riporositje.

Reidi Qyrky: Kemi krijuar një paisje në formën e smartphonit e cila do te montohet në çdo tavolinë, dhomë hoteli, shezlong, e do të komunikojë me një program qëndror. Kjo paisje do të krijojë mundësinë e të porositurit pa patur nevojë për kamarierë.

Nerajda Dado: Faqe online me punimet e mia e cila quhet ” Carrot’s Art ”. Punimet artistike janë unike dhe nuk gjenden në asnje dyqan ose faqe tjetër.Enri Leka: Krijimi i një laboratori me materiale dhe makineri të cilat do përdoren nga studentë arkitekture dhe profesionistë të tjerë. Laboratori do të përfshijë mekanizma CNC dhe do të mundësojë integrimin e artizanatit me teknologjinë. Objektivi i tij kryesorë është materializimi i ideve.

Diana Malaj: Krijimin e një hapësire multifunksionale, në trajtën e një kafe-librarie. Kafe-libraria do të jetë një hapësirë ndërkulturore, në të cilën do të ndërthuret “kafeja” si moment qetësimi/gjejtje e vetes me “librarinë” si log kulture në të cilin do të flitet dhe shkëmbehen idetë.Violana Murataj: Produkte unike të dizenjuara me elemente dekorative si tekstile, këpucë, porcelan, dru…etj. Transformimi nëpërmjet qendrimit artistik i kthen këto produkte në “Souvenire” të rëndësishme dhe të personalizuara.Emilian Frani: Ideja e biznesit është apikultura/ bletaria dhe ofrimi i produkteve të tjera të bletës si dylli, poleni, propolisi dhe Qumështi i Bletës.Andi Hoxha: Terrarium me kompozime bimësh, lulesh dhe dheu në forma të ndryshme.

Programi i Vetëpunësimit mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme. Programi zbatohet nga UNDP me mbështetjen e Qeverisë Svicerane.

 

Navigate