Prezantohen idetë e biznesit – Programi i Vetëpunësimit

Programi i Vetëpunësimit ka mbyllur fazën e trajnimit për disa nga pjesëmarrësit e tij.

Njihuni me të rinjtë dhe idetë e tyre të biznesit!Daniel Shahollari Guest House në një nga lagjet karakteristike të qytetit të KorҁesErgys Biznesi “Wheelys Bike Cafe”. Baza e këtij biznesi konsiston në nje biciklete e cila është e pajisur me panele diellore për furnizimin me energji, dhe një helikë e cila do të shërbejë për të furnizuar me energji mjetet dhe pajisjet e nevojshme të punës. Produktet kryesore të biznesit do të jenë kafe 100% organike, çokollatë me mana dhe fruta të thata dhe bazë 100% kakaoje, smoothies me bazë qumështi, kosi dhe akullore, lëngje frutash, si edhe alfajor me miell, mjalt, bajame dhe kanellë.Muharrem Hoxha Zhvillimi i produktit të turizmit aventurë dhe jetësor të eksplorimit të malit të Tomorrit, Berat nëpërmjet karavanit me mushka dhe hiking.Në bashkëpunim me komunitetin rural do arrihet të krijohet një eksperiencë jetësore e quajtur “Udhëtim në Kohë” duke ofruar autenticitetin e paprekur të këtyre zonave.Shkurte Collaku Hapja e një Agjensie të Shërbimeve profesionale si hidraulik, elektricist, kopshtar, marangoz, rregullues elektroshtëpiakesh, arkitekt si dhe kompani pastrimi.Albion Toci Bar-kafe muze në homazh të periudhës industriale të Elbasanit. Kafe muzeumi do të jetë një pikë tërheqëse për turistët, duke i shtuar Elbasanit një aset të ri në promovimin e kësaj periudhe.Pranvera Guxho Ideja e biznesit tim konsiston në krijimin e një ‘agjencie’ dhuratash ku çdo person mund të porosisë dhurata të personalizuara. Llojet e dhuratave do të ndahen në kategori sipas eventeve: ditëlindje, diplomim, dhuratë mirënjohje, dhuratë për shtëpinë etj. Përveç ideve mbi dhuratën ne do të ofrojmë paketimin e vecantë të personalizuar dhe shërbimin taxi. E veçanta e idesë sime qëndron në faktin se ne do të ofrojmë jo vetëm një dhuratë fizike, por gjithashtu do të mundësojmë çdo detaj të surprizës.Sokol Kuqi Do të punoj me shpërndarjen e produkteve për pasticeri byrektore dhe fast food.Erion Hoxha Prodhim sapuni me metoda artizanale të cilat ruajnë vetitë fiziko-kimike të lëndëve të para bio-organike kryesisht të prodhuara në vend si vaji i ullirit, esenca etero-vajore të bimëve medicinale dhe tanifere shqiptare si edhe soda kaustike dhe potasiumi kryesisht nga importi.Klaudja Dina Ideja ime e biznesit është ofrimi i shërbimeve të përkthimit në të gjithë vendin nëpërmjet krijimit të një databaze përkthyesish online, përllogaritjen automatike e kostos së përkthimit, kohën e nevojshme dhe mënyrën e transmetimit të dokumentacionit.Bjorka Duka Një restorant i cili shërben ushqim të përshtatur për persona me intolerancë ndaj glutenit/laktozës; /vegjetarianë; /gjysëm-vegjetarianë etj.

Programi i Vetëpunësimit mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme. Programi zbatohet nga UNDP me mbështetjen e Qeverisë Svicerane.

Navigate