Prezantohen idetë e biznesit – Programi i Vetëpunësimit

Programi i Vetëpunësimit ka mbyllur fazën e trajnimit për disa nga pjesëmarrësit e tij.

Njihuni me të rinjtë dhe idetë e tyre të biznesit!Inva Veliu – Ketri Web – Kompani ndërtimi faqesh interneti, e cila do ofrojë gjithashtu edhe shërbime plotësuese si hostim, mirëmbajtje dhe marketing online.Erlinda Saci – Smiling Hands – Sallon për punimin e thonjëve.Ilirjana Uka – at Friends – Hapja e një bar-i, i cili do të jetë identik me Central Park në serialin FRIENDS.Donalda Rapo – Akademia e Dadove – Shërbime përkujdesjeje për fëmijët dhe familjen. Ngritja dhe zhvillimi i një qendre trajnimi dhe ofrimi të shërbimeve të perkujdesjes ndaj fëmijëve dhe familjeve në formën e shërbimeve të “Dadove”. Ardenisa Hila – Kultivimi dhe prodhimi i kungujve meksikanë (dekorativ) dhe ndërtimi i një restoranti modest ku të shërbehen produkte me bazë kungulli.Rigers Male – Ngritja e një pike e cila do të ofrojë produkte peshku të gatuara ose të freskëta. Ema Pjetri – Riciklimi i produkteve artizanale të punuara në tezgjah dhe të mbetura stok në zonën e Shkodrës. Ripunimi me dorë duke u dhënë forma dhe funksione alternative.Ardit Lice – Ngritja e një pike elektronike që ofron riparimin,modifikimin dhe shitjen e paisjeve te ndryshme elektronike (të tipit : tel mobile, smart phone, smart TV, PC,laptop dhe aksesorë të ndryshëm).Halim Gjylsheni – Shpërndarje e produkteve ushqimore nga marketi në shtëpinë e klientit nëpërmjet porosisë online.Vasjan Broka – Ndërtimi i një klase moderne mësimdhënieje ku unë dhe qytetarë të tjerë mund të vetpunësohen duke shpërndarë aftësitë e tyre në fusha të ndryshme të jetës si gjuhë të huaja, shkencë, teknologji, art, agrikulturë, turizëm etj. Arziko Manaj – Dyqan online për shitjen e veshjeve për femra me design të personalizuar.Kostika Dena – Ideja e biznesit është krijimi i një hapësire online (websit,aplikacion) dedikuar interior design.

Programi i Vetëpunësimit mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme. Programi zbatohet nga UNDP me mbështetjen e Qeverisë Svicerane.

Navigate