Prezantohen idetë e biznesit – Programi i Vetëpunësimit

Programi i Vetëpunësimit ka mbyllur fazën e trajnimit për disa nga pjesëmarrësit e tij.

Njihuni me të rinjtë dhe idetë e tyre të biznesit!Joniada Roko – Një zyrë e cila do të ofrojë konsulencë dhe shërbime financiare  Ofrimi i trajnimeve në fushën e fiskalitetit dhe financës për studentët të sapo diplomuar në degë të ndryshme të ekonomise të cilët kurrikula mesimore nuk u jep njohuri te nevojshme për anën praktike te funksionimit te biznesit qe nga çelja deri në mbyllje të tij.Mikel Zito – Krijimi i një ferme moderne europiane për mbarshtimin e lepuritRiza Gjyla – Ideja e biznesit konsiston në ngritjen e një njësie biznesi me qëllim kryesor tregtimin e produktit ushqimor, vaj ulliri, nga prodhuesit fillestar, fermerët që kanë teprica suficitare drejt njësive me teprica deficitare të këtij produkti.Ina Fasko – Prodhimi i produkteve kozmetike si kremra, sapune, shampoo, hidratues, scrube,maska per fytyren dhe floket. Praktikisht produkte për përkujdesjen ndaj fytyrës, flokëve  dhe trupit. Produktet jane 100 % vegjetariane, duke përdorur vetëm baza bimore si lënde të para, ku perfshihen fruta si bajame, , boronica, vaj ulliri ekstra i virgjër  etj, si dhe vajra esenciale të prodhuara krejtësisht me presim në të ftohtë dhe të certifikuara si organike.  Kejvy Shmilli – Krijimi i një qëndre e cila përfshin shërbime të ndryshme si: ndërmjetësimi i pacientit me psikologun përkatës në bazë të diagnozës së pacientit, këshillimi për problemet dhe vështirësitë e ndryshme që hasin njerëzit në jetë. Krijimi i klasave për trajnimin e studentëve të fushës së psikologjisë për të fituar aftësi praktike në ushtrimin e profesionit të ardhshëm. Krijimi i grupeve të ndryshme terapeutike (meditim, yoga, art, muzikë, ekskursione, etj) që ofrojnë interaktivitet dhe suport.Kris Kasa – Kompani logjistike e cila bën lidhjen midis kompanive të transportit të mallrave dhe firmave private apo individëve që merren me import – eksport dhe kanë nevojë për transportues.Enio Vreshtazi – Aktiviteti: prodhimi dhe shitja e lëngjeve te frutave si dhe ushqimeve të tjera natyrale bio në cast (to go). Koncepti i shërbimit që do të ofrohet konsiston në produkte që bëhen në çast si lëngje të ndryshme frutash/çajra por edhe ushqime të tjera të shpejta dhe “healthy” si sallatërat. Kjo linjë produktesh bazë do të pasurohet edhe me produktet e tjera të kafes dhe ëmbëlsirave. Aktiviteti do të operojë në qytetin e Tiranës.Denis Xhoxhaj – Klinikë Fizioterapie, e cila do të funksionoj si qendër rehabilitimi dhe trajtimi për shumë sëmundje dhe pacientë, në funksion të garantimit të cilësisë dhe sasisë, njëherësh. Në Klinikën time parashikoj të trajtohen pacientë nga qarku i Elbasanit, veçanërisht nga qyteti i Elbasanit.Antoneta Gjoka – Studio konsulence në fushën e kontabilitetit.Kasianilda Nika – Ideja ime e biznesit konsiston në prodhimin dhe shpërndarjen e lëngjeve të frutave bio në qytetin e Tiranës. Klientët do të mund të porosisin në numrin e vendosur në dispozicion dhe shpërndarja do të bëhet nëpërmjet motorrëve disponibël që do të mbulojnë kryesisht zonën e Tiranës.

Programi i Vetëpunësimit mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme. Programi zbatohet nga UNDP me mbështetjen e Qeverisë Svicerane.

 

Navigate