Prezantohen idetë e biznesit – Programi i Vetëpunësimit

Programi i Vetëpunësimit ka mbyllur fazën e trajnimit për pjesëmarrësit e Programit të Vetëpunësimit për këtë pranverë.

Njihuni me të rinjtë dhe idetë e tyre të biznesit!Gerand Matraku – Krjimi i një Team Managment/ Team Communication platform; krijimi i CRM & billing të integruar edhe me projekt tracking and collaboration; Platforme POS për magazina.Motrat Viso – Organic Vision do të jetë një start up që promovon jetesën e shëndetshme nëpërmjet: -programeve të personalizuara fitnesi; – programeve ushqimore dietike të personalizuara; – dieta ushqimore të gatuara me ushqime organike si dhe vakte ushqimore organike business lunch.Rakip Belishaku – Ideja konsiston në krijimin e një partneriteti me fermerët që kultivojnë ullirin duke i ofruar asistencë teknike dhe ndjekje hap pas hapi të proceseve për prodhimin e vajit të ullirit të kontrolluar dhe me standard të lartë.  Besmir Ferzaj –  Letra, materiale plastike, qelqi, alumini e metale të tjera mund ti kthejme në “të përdorshme” duke krijuar produkte artizanale (handmade), të bukura, praktike dhe kreativeAnisa Kume – “One stop design online shop”, YourHome.al do të jetë platforma e parë online që do të ofrojë shërbime interior design duke realizuar dizenjimin, projektimin dhe arredimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme.Seli Burnazi – Kompania do të ofrojë ndërtime websitesh prezantuese, e-commerce, si dhe programim from scratch (nga 0)Julinda Muca – Qendër kursesh për lëndën e matematikës.Rezart & Suela Prifti – Krijimi i një softi për menaxhimin e punëve. Ideja e biznesit konsiston në krijimin e një platforme e cila do të ndihmojë në menaxhimin e punëve në një instuticion apo biznes. Kjo platformë do të krijohet në dy gjuhë shqip dhe anglisht dhe do të ofrojë një strukturë të mirë organizuar për t’ju përshtatur bizneseve dhe institucioneve shqiptare.  Sidorela Lepri –  Dyqan online i cili do të ofrojë veshje për një kategori të caktuar individësh të cilët hasin vështirësi në gjetjen e masave të tyre të veshjeveEnxhi Dyrmishi –  Ndërlidhja e marketingut dhe teknologjisë në një të vetme të quajtur social marketing.

Programi i Vetëpunësimit mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme. Programi zbatohet nga UNDP me mbështetjen e Qeverisë Svicerane.

Navigate