Prezantohen idetë e biznesit – Programi i Vetëpunësimit

Programi i Vetëpunësimit ka mbyllur fazën e trajnimit për pjesëmarrësit e Programit të Vetëpunësimit për këtë pranverë.

Njihuni me të rinjtë dhe idetë e tyre të biznesit!Arlind Turkeshi/Debora Bilani – Restorant i cili shërben kryesisht “take away” pasta. Ornela Memushi – Ideja ime e biznesit ka të bëjë me frutat e thata, duke nisur në në fillim me farat e kungullit dhe më vonë me arrat, lajthitë dhe gështenjat. Përveç kësaj, edhe përgatitja e reçelit të kungullit në mënyrë artizanale duke përdorur pjesën që mbetet nga kungulli pas marrjes së farave.Kristian Kurti – Hapja e nje dyqani online me aksesorë dhe paisje ndihmëse për telefona Ilvana Dedja – Dyqan me aksesorë për kafshë dhe vecanërisht qentë.Valentina Prenga – Ideja konsiston në hapjen e një studioje fotografie, filmimi dhe montazhi.Nikolina Qirjazi – Krijimi i një platforme online këshilluese dhe mbështetëse për shtatzaninë dhe prindërimin.Reald Isaku – Krijimin e një grupi profesionist pune i cili ofron instalime dhe konsulencë për sistemet  e prodhimit të energjisë elektrike, konkretisht (panelet fotoovoltaike) të cilat vendosen në pjesën e sipërme të godinave ose çative.Migena Muslli – Produkte të prodhuara me dorë nëpërmjet riciklimit të letrës, objekteve dhe aksesorëve.Nensi Dragoti – Kompania ime do të sigurojë shërbime pastrimi me cmime të standartizuara.Julian Becolli – Ideja ime e biznesit konsiston në kultivimin e mollëve të varietetit “Fuji” në një sipërfaqe prej 5500 metër katror, në fshatin Vranisht të qytetit të Bilishtit.

Programi i Vetëpunësimit mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme. Programi zbatohet nga UNDP me mbështetjen e Qeverisë Svicerane.

Foto: Eduard Pagria

Navigate