Opendata.tirana.al

Opendata.tirana.al është portali i parë me të dhëna të hapura në Shqipëri. Bashkia Tiranë me mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, ka ndërtuar një sistem të menaxhimit të informacionit dhe të dhënave të hapura.

Puna për hapjen e portalit të open data mori hov gjatë konferencës “Tirana Smart City 2016-2026”, më janar të 2016, ku njëri prej koncepteve kyҁe të saj ishin të dhënat e hapura. Përgjatë vitit 2016, OKB-ja ka mbështetur Bashkinë fillimisht në vlerësimin e cilësisë së burimeve dhe proceseve të brendshme të mbledhjes së të dhënave dhe më pas për skanimin e rrjedhës së informacionit, dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave. Pas konsolidimit të sitemit të menaxhimit të të dhënave, filloi ndërtimi i portalit me të dhëna të hapura.
 Të dhënat e opendata.tirana.al mblidhen nga drejtoritë e Bashkisë së Tiranës dhe publikohen në format open data nga Drejtoria e Statistikave pranë Bashkisë së Tiranës. Drejtoria e Statistikave përpunon dhe ofron tregues statistikorë të punës së drejtorive të Bashkisë dhe institucioneve në varësi të saj të cilat u vijnë në ndihmë nivelit drejtues të Bashkisë së Tiranës në proçesin e vendimmarrjes, hartimit të planeve dhe strategjive lokale. Databaza qëndrore e portalit bazohet në indikatorë statistikorë të aparatit të bashkisë, institucioneve në varësi të saj dhe 24 njësive administrative.

Të dhënat janë të ndara në 9 kategori, 119 indikatorë dhe 10,822 variabla.

Secila kategori është e ndarë në nënkategori të ndryshme si më poshtë.

Secila nënkategori ka tabelat përkatëse me datasetet si më poshtë. Në kontekstin e lancimit të portalit open data, UNDP do të mbështesë në vijim organizimin e aktiviteteve me grupe të ndryshme interesi me synim përdorimin e të dhënave të hapura për dizenjimin e zgjidhjeve nëpërmjet teknologjisë. Hackathoni i parë do të hapi portat në 20 maj, ku pjesëmarrëse do të jenë kryesisht vajza me background në programim dh kodim. Synimi i këtij hackathoni do të jetë ndërtimi i një platforme online për buxhetimin me pjesëmarrje. Ky është i pari i një seri ngjarjesh që do të sjellin së bashku komunitetet e ndryshme të qytetarëve të përdorin të dhënat për hartimin e zgjidhjeve për sfidat me të cilat përballen në Tiranë.

 

 

 

Navigate