Open Data Hackathon

Rreth një muaj nga lancimi i portalit të parë me të dhëna të hapura në vend, Opendata.tirana.al hakatoni me fokus në përdorimin e të dhënave të hapura, mblodhi sëbashku mbi 15 vajza të përfshira në fushën e teknologjisë për të punuar mbi të dhënat e hapura të portalit të Bashkisë së Tiranës. Në bashkëpunim me të rinjtë e Open Labs Hackerspace  dhe Open Diversity project, vajzat hakere, punuan për të analizuar portalin e të dhënave dhe për të propozuar ndryshime dhe përmirësim në të.

Pjesëmarrësit punuan në 6 grupe të vogla, duke analizuar strukturën e portalit dhe të dhënat e publikuara, duke shkruar kod, dhe duke propozuar përmirësime konkrete në portal.

Pas një dite intensive, grupet prezantuan sygjerimet e tyre teknike për një portal më cilësor.

Grupi i parë: Bug Tracking System Përshkrimi: Krijimi i një Bug Tracking System nëpërmjet përdorimit të Github, ku çdo përdorues do të ketë mundësinë të raportojë bugs në https://github.com/OpenDataTirana/opendata.tirana.al

Grupi i dytë: Mbledhja e të dhënave në mënyrë efektive Përshkrimi: Përdorimi i një mekanizmi efektiv për mbledhjen e të dhënave për transportin publik. Mekanizmi i sygjeruar konsistonte në një aplikacion ODK (https://opendatakit.org/), i cili mund të plotësohet nga inspektori i linjës dhe dërgohet automatikisht në server.

Grupi i tretë: Arkivimi i të dhënave dhe të dhënat që mungojnë Përshkrimi: Evidentimi i kategorive apo i të dhënave që mungojnë dhe mënyra për të vazhduar arkivimin në të ardhmen. Disa nga të dhënat që mungojnë dhe duhet të jenë të pasqyruara në portal:

  1. Bujqësia: lista e pyjeve më të dëmtuara (zjarr dhe prerje të jashtëligjshme) dhe numri i fermave blegtorale dhe kafshët në rrethinat e Tiranës.
  2. Sociale: numri i fëmijëve jetim, numri i azileve, shtëpitë sociale dhe vendodhja e tyre, qëndrat shëndetësore dhe vendodhja e tyre, informacione rreth trajtimit të çështjes për qentë e braktisur.
  3. Ekonomia: statistika në lidhje me kompanitë dhe bizneset në qytet dhe llojin e aktivitetit të tyre.
  4. Transporti: numri i aboneve studentore, zonat që janë vendosur më shumë gjoba dhe llojet e shkeljeve, listë me parkingjet falas/ me pagese dhe vendodhja e tyre, listë me parkingjet ose zonat e parkimit që statusi i tyre (falas/me pagesë) ndryshon në varësi të orës gjatë ditës, oraret dhe llojet e mjeteve që ato mund të qarkullojë brënda në Tiranë gjatë natës (kryesisht për kamionët dhe mjetet furnizuese për bizneset) dhe segmentet që ato mund të përshkruajnë, segmentet rrugore që nuk kanë një infrastrukturë të mirë në rrethinat e Tiranës, llojet e transportit publik në rrethinat e Tiranës dhe informacione mbi ato (oraret dhe çmimet), informacione mbi terminalin e autobuzave të veriut të Shqipërisë.
  5. Mjedisi: të dhëna mbi ndotjen në ujin e pijshëm, të dhëna mbi ndotjen e lumit Lana, vendodhjet e koshave për mbetjet e riciklueshme, pikat e grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve të riciklueshme.
  6. Kulturë dhe rekreacion: vendodhjet e fushave të sportit dhe parqeve për fëmijë që janë falas.
  7. Infrastruktura: zonat që ka ujë të pijëshëm 24 orë në 24 por edhe zonat që nuk ka ujë të pijëshëm 24 orë në 24, listim të ambjenteve të reja shkollore që janë ndertuar tashmë por edhe atyre që janë ndertuar.
  8. Të tjera: sa nga ankesat e bëra në bashki janë zgjidhur (qoftë shkesërisht qoftë nga aplikacioni Tirana Ime), çfarë llojë ankesash bëhen më së shumti nga qytetarët (cilat janë fushat më problematike), sa nga këto ankesa të bëra nuk janë nën juridiksionin e bashkisë për t’u zgjidhur.

Shënim: Për shumë nga çështjet e mësipërme ekziston një propabilitet shumë i lartë që të mos jenë nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës por të nje ministrie të posaçme. Në këtë rast ato të mos merren parasysh.

Grupi i katërt: Përmirësimi dhe mirëmbajtja teknike e të dhënave Përshkrimi: Evidentimi dhe përshkrimi i disa pikave kyçe mbi përmirësimin dhe mirëmbajtjen teknike të portalit.

Grupi i pestë: Prezantimi user-friendly i të dhënave Përshkrimi: Ndryshimi në prezantimin e të dhënave drejt një formati më user-friendly. Për këtë vajzat menduan për një softuer me kod burimi të hapur për një paraqitje vizuale sa më të lexueshme për përdoruesit. Emri i programit është Charted.co. Gjatë kërkimit të të dhënave statistikore në portalin e të dhënave të hapura të Bashkisë së Tiranës u vu re mungesa e infographics në vizualizimin e këtyre të dhënave për t’i bërë sa më të lexueshme për përdoruesit.

Grupi i gjashtë: Buxheti online Përshkrimi: Krijimi i një buxheti online (në faqen e Bashkisë), ku qytetarët të shprehin prioritetet individuale për alokimin e buxhetit sipas fushave të investimeve gjatë një viti. 

 

 

 

Navigate