Sipërmarrësit e Programit të Vetëpunësimit

Njihuni me tre nga sipërmarrësit e rinj të Programit të Vetëpunësimit, Zamirën, Dritanin dhe Neradën. Secili në fushën e tij, nga hapja e një dyqani lulesh, tek ofrimi i shërbimeve IT, apo krijimi i një dyqani suveniresh me produkte të punuara me dorë, prej më shumë se tre muajsh, ata po provojnë forcat e tyre si sipërmarrës të rinj.

Programi i Vetëpunësimit mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme. Programi zbatohet nga UNDP me mbështetjen e Qeverisë Svicerane.

Navigate